Tabloidi britanik 'Hello" ka bërë një vëzhgim duke i kërkuar 30.000 lexuesit e tij në mbarë botën të rendisin 10 princeshat/dukeshat e reja më me stil dhe Kate Middleton nuk mundi të jetë numri 1...madje as numri 2.
Në vend të parë qëndron Princesha e Kurorës së Danimarkës, Princesha Mary që ka fituar për të dytin vit radhazi me pothuajse 30 përqind të votave dhe Mbretëresha Maxima e Hollandës u rendit në vendin e dytë. Ndërsa Dukesha e Cambridge, Kate Middleton zuri vendin e tretë ndër 10 të veshurat më me stil.
Gjithashtu të përfshira në anketim ishin edhe Mbretereshat Letizia dhe Rannia, princeshat Mette-Marit dhe Victoria dhe kontesha e Wessex, Sophie.
Burimi: Marie Claire