Relationships

Ka vetëm 1 mënyrë se si duhet të veprosh nëse je në të njëjtën punë me ish-in

Ka vetëm 1 mënyrë se si duhet të veprosh nëse je

Me siguri e keni dëgjuar thënien se të kthehesh me ish-in është si të shohësh një film që ia di fundin. Subjekti është i njohur, ndoshta i bukur deri në një farë mase, por sigurisht jo aq emocionues sa të shohësh një film të ri.

E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet: Nëse i ktheheni asaj që ka mbaruar, nuk keni asgjë për të zbuluar dhe ka të ngjarë të përballeni me sjellje të përsëritura dhe të dhimbshme që ju lëndojnë.

Por çfarë ndodh kur duhet të bashkëpunojmë me një ish-partner në një ambient pune?

Ku nuk ka vend sentimentalizmi? Dhe çfarë ndodh nëse ne ende kemi ndjenja për të, por nuk kemi mundësi të refuzojmë ofertën e punës?

Sophia Benoit, redaktore që mbulon marrëdhëniet njerëzore në Bustle.com, i përgjigjet pikërisht këtij shqetësimi, duke theksuar se në këtë rast ka një "kurë": koha!

“Kjo situatë i ngjan pak makthit të ndarjes. Të shohësh ish-in tënd çdo ditë nuk është e lehtë dhe çdo ndjenjë e pakëndshme që mund të kesh është plotësisht e arsyeshme dhe e pranueshme. Ndarja nuk është një garë se kush mund ta kapërcejë atë më shpejt.

Por ajo që mund t'ju garantoj është se klishetë që dëgjoni që "koha shëron" janë të gjitha të vërteta. Ne nuk kemi butona për të fikur në mënyrë magjike ndjesitë për dikë.

Natyrisht, të punosh me ish-in kur nuk e ke kapërcyer ndarjen, nuk është e këndshme, por nervozizmi dhe sikleti nuk do të zgjasin përgjithmonë. Një lloj tjetër rehatie do të shfaqet dalëngadalë, përmes heshtjeve të pakëndshme dhe përpjekjes së njërit për të shmangur tjetrin.", shprehet ajo.

Profesionalizmi luan një rol shumë të madh: Përqendrohuni në punën dhe detyrimet që keni në vendin e punës dhe kur të mbarojë, në kohën e lirë, bëni çfarë të doni dhe ju bën të ndiheni mirë.

Në të njëjtën kohë, nëse mendoni se situate e krijuar po ju rëndon emocionalisht, kërkoni ndihmë nga miqtë tuaj ose një specialist. Shkrimi i mendimeve tuaja në letër mund të ndihmojë gjithashtu, njësoj si fillimi i një shëtitjeje ose një aktiviteti të ri.

Në çdo rast, jepini vetes kohë. Koha për t'u ndjerë në siklet, koha për t'u trishtuar, koha për të kuptuar ndarjen, koha për të kuptuar nëse dhe në çfarë mase mund të bashkëpunosh me këtë person, dhe pak më vonë, koha për të qenë mirënjohës dhe të hapur ndaj asaj që vjen më pas.

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson