Data 6 dhjetor shënon zyrtarisht nisjen e përgatitjeve për festat e fundvitit. Një pjesë e mirë e njerëzve në botë sot zbukurojnë bredhin e Krishtlindjeve dhe meqë jemi këtu, ndalojmë pak.
Nuk e dimë nëse pema juaj është natyrale apo jo, por prej kohësh njerëzit përfshihen në një debat të tillë.
Njëra palë thotë se nëse pema e Krishtlindjeve është natyrale, pavarësisht zbukurimeve, s'do të ta jepi kurrë ndjesinë e festave. Të tjerë, mendojnë se një pemë Krishtlindjesh artificiale mund ta përdorësh për disa vite me radhë dhe nuk përbën ndonjë ndryshim të madh.
Nëse ju, jeni akoma të dyzuar, pas kësaj që do të lexoni do vraponi për të blerë një bredh artificial. Pse?! Sipas studimit, pemët natyrale janë shtëpi e mbi 25’000 insekteve. E dimë që tani po imagjinoni insektet, por prisni.
Nëse nuk jeni alergjikë ndaj tyre asgjë nuk do të ndodhë sepse janë të padëmshëm, por e mira është ta shmangni natyralen. Nëse e doni me çdo kusht, kini parasysh disa këshilla, për t'i shpëtuar ndonjë incidenti më 25 dhjetor.
1.Lëreni pemën për disa ditë në oborr/garazh para se ta fusni në shtëpi.
2.Shkundeni atë mbi një çarçaf për të hequr pjesën më të madhe të insekteve.
3.Pastroni mbetjete e pemës që mund të kenë rënë pasi e keni vënë në shtëpi.
4.Para se të zgjidhni pemën, kontrolloni poshtë degëve për të parë mos ka vezë të depozituara.
Burimi: Glamour