Lifestyle

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni “'Ku paskam qenë!'

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Sapo zbuluam një material fantastik për shtrimin e dyshemesë dhe nuk mund të rrinim pa jua treguar.  Deri më sot kemi patur veç dy zgjedhje për shtrimin e banesës sonë: pllakat ose parketin. Pas mijëra dilemash dhe debatesh me anëtarët e tjerë të familjes se kë do zgjidhnit, gjithmonë keni thënë me vete:

"Sikur të kishim një material rezistent si pllakat dhe të bukur si parketi!".

Ja që më në fund ëndrra jonë u bë realitet dhe kjo mrekulli mban emrin PARKER. Nuk mund ta besoni se sa fantastik është ky material. Ka teksturën dhe ndjeshmërinë e atij  parketit që ju ka mbetur fiksim dhe rezistencën e pllakave që ke shkelur 10 vjet rresht pa pësuar as një gërvitshje. Shikoni edhe një video me mrekullitë e Parker-it në këtë adresë.

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Parker është një lloj parketi qeramik shumë i vlerësuar. Ky lloj parketi ka rezistencë të madhe, është i parrëshqitshëm, zjarr durues, rezistent ndaj gërvishtjeve, por mbi të gjitha, është elegant dhe me ndjeshmëri natyrale. Madje krijon ambient të ngrohtë për fëmijët dhe rezistent ndaj kafshimeve apo gërvishtjeve nga kafshët tuaja shtëpiake. 

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

E gjejmë në një sërë teksturash dhe formash të ndryshme. Mund ta përdorim kudo, që nga shtëpitë, hotelet , qendrat tregtare, ambientet e hapura , madje edhe aty ku nuk ua pret mendja, në mole detare apo showroom-e makinash. 

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

 Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

 Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Kombinimet që mund të krijojmë me këtë material janë të shumëllojshme, duke qenë se na ofrohet në shumë ngjyra, tekstura dhe forma të ndryshme. Për disa lloje Parker-i me çmim outlet-i klikoni këtu

Ngjyrat e zbardhura janë praktike për dhoma ndenjjeje, sepse të krijojnë ndjesinë e ambienteve më të mëdha. Për më tepër, janë lehtësisht të kombinueshme me çdo lloj stili arredimi.

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Mund ta hasim shpesh nëpër zyrat ku punojmë, por nuk e dinim që ky ishte ai parketi i mrekullueshëm që duhet ta blinim edhe për shtëpinë tonë. Ngjyra gështenjë është praktike për zyra, ambiente të jashtme, bare, restorante etj. 

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Nuancat e grisë janë gjithmonë tërheqëse dhe moderne. Të japin ndjesinë e një vendi të shtrenjtë dhe luksoz. Përshtaten me stilet minimaliste, prandaj ne ua sugjerojmë këtë lloj parketi për butiqet ose showroom-et. Nëse ju pëlqen kjo lloj nuance, shikoni këtë variant në outlet-in e Porcelanosa-s.

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Nuanca më e veçantë e këtit parketi është ngjyra e ullirit. Mund të ngjajë e çuditshme apo tepër e guximshme për disa prej nesh, por bota është e atyre që guxojnë, kështu që mendoni edhe një parket të errët me nuancë ulliri, pse jo?…

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Përdorimi më i pëlqyer i këtij lloj parketi është në shtëpitë e pushimit, qofshin në mal apo në bregdet. Ai është rezistent ndaj diellit, nuk zverdhet dhe as nuk nxehet. Gjithashtu, është miqësor me rërën e plazhit dhe baltën e pyjeve, sepse pastrohet lehtësisht. 

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Ky lloj parketi nuk përdoret vetëm për veshje dyshemeje. Ai gjendet edhe në formë dekorimi për muret e brendshme apo për veshje të jashtme. 

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Pllakat veshëse të banjos mund t'i zëvendësojmë me këto tekstura Parkeri dhe do na duket sikur jetojmë në një kabinë në mes të pyllit.

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Ose mund të dekorojmë sallën e ditës dhe të krijojmë një ambient të ngrohtë familjar. 

Ju prezantojmë Parker-in dhe kur ta njihni, do të thoni

Për më tepër ngjyra dhe forma, ju ftojmë të vizitoni showroom-in e “Porcelanosa-s” (kliko këtu).

REELS

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Vetes apo njerëzve të dashur? 👀 S’ka rëndësi…Dhurata më e bukur këtë fundvit është energji & mirëqenie në SunRide. SunGiving Tree është plot surpriza dhe promocione. Mund t’i blini lehtësisht në studio ose në linkun në bio në @sunride.al

. . Video Credits: @bhavithamandava

Lëkura jote meriton kujdes që shkon përtej sipërfaqes. ✨ Mezoterapia për sytë, fytyrën dhe qafën në @estetikinternationalalbania ju rikthen freskinë, ndriçimin dhe shëndetin e lëkurës në mënyrë natyrale. Bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerim, vetëm për kujdesin e duhur. ℹ️Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?