Metropolitan

Johnny Depp hapi Instagram dhe gjejeni sa ndjekës grumbulloi për një ditë

Johnny Depp hapi Instagram dhe gjejeni sa ndjekës grumbulloi për

Mesa duket karantina e bindi Johnny Depp të hapë një profil në Instagram – dhe të publikojë një version tijin të “Isolation,” këngës së John Lennon nga vitet ’70.

Ai postoi për herë të parë të enjten në mëngjes një video ku shfaqej teksa këndonte i rrethuar nga qirinjtë. “Përshëndetje të gjithëve... po filmoj diçka për ju... më lini një minutë kohë,” thuhej në përshkrimin kriptik.

Katër orë më vonë, Depp u rikthye me një video tetë minutëshe gjatë të cilës foli për pandeminë e koronavirusit dhe njoftoi publikimin e versionit të tij të “Isolation.”

Në video, Depp zbuloi se deri më tani, s’kishte parë asnjë arsye për të pasur rrjete sociale.

“Ky është momenti për të nisur një dialog mbi kërcënimin e armikut të padukshëm që ka shkaktuar tragjedi dhe dëme të jashtëzakonshme në jetët e njerëzve,” tha Depp. “Mendoj se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve të vështira, sfiduese – për ata që duam, për komunitetin tonë, për veten, për botën dhe për të ardhmen.”

Depp nxiti ndjekësit e tij – që tani janë më shumë se 2.2 milionë – ta përdorin kohën në izolim për të zhvilluar krijimtarinë.

“Nuk duhet të heqim dorë dhe të biem pre e monotonisë,” tha Depp. “Krijoni diçka që ju vlen ju dhe të tjerëve sot dhe nesër. Bëni diçka që mund t’i ndreqë ditën dikujt. Vizatoni, lexoni, pikturoni, mendoni, mësoni, bëni një film, luani një instrument dhe nëse nuk dini, mësoni.”

Pas kësaj, aktori foli për orvajtet e tij në muzikë, veçanërisht për albumin që ka regjistruar për gjatë viteve të kaluara me kitaristin jeff beck. Depp doli në përfundimin se ky është momenti ideal për të publikuar versionin e tyre të “Isolation.”

“Thellësia e poezisë më duken mua dhe Jeff të goditura për periudhën që po kalojmë. Kënga flet për izolimin, frikën dhe rrezikun ekzistencial që kërcënon botën tonë. Duam t’jua japim ju këtë këngë,” tha Depp. “Shpresojmë që në mënyrën tonë, t’ju ndihmojmë t’i kaloni këto ditë të vështira dhe të pzakonta.”

Versioni i “Isolation” nga Depp dhe Beck mund të gjendet në çdo platformë.

Videon e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp) on

REELS

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s

Gjesti ka një “sqarim” për të gjithë ata që e quajnë mosmirënjohës 👀

Na i trego dhe njëherë 🧐

Kjo është e vetmja palestër ku do shkoja me qejf 🤤

Një intervistë e shkurtër me “riders” në @sunride.al . Nëse do të provosh dhe ti ndjesinë që të jep SunRide dhe komuniteti fantastik i tyre, ky është momenti.🚴‍♀️ #sunride #cycling #backtothebeat

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Johnny Depp opened Instagram and find out how many followers he collected in one day

Johnny Depp hapi Instagram dhe gjejeni sa ndjekës grumbulloi për

Apparently the quarantine persuaded Johnny Depp to open an Instagram profile - and publish a cover of John Lennon's song "Isolation," from the 1970s.

He first posted a video on Thursday morning showing himself singing surrounded by candles. "Hello everyone ... I'm filming something for you ... give me a minute," the cryptographic description said.

Four hours later, Depp returned with an eight-minute video in which he talked about coronavirus pandemic and announced the release of his version of "Isolation."

In the video, Depp revealed that so far, he had seen no reason to have social media.

"This is the moment to start a dialogue on the threat of the invisible enemy that has caused tragedy and extraordinary damage to people's lives," Depp said. "I think we need to help each other during these difficult, challenging days - for those we love, for our community, for ourselves, for the world and for the future."

Depp urged his followers - now more than 2.2 million - to use time in isolation to develop creativity.

"We must not give up and fall prey to monotony," Depp said. "Create something worthwhile for you and others today and tomorrow. Do something that can fix someone's day. Draw, read, paint, think, learn, make a movie, play an instrument, and if you don't know, learn. ”

After that, the actor talked about his efforts in music, especially the album he recorded for the past years with guitarist jeff beck. Depp concluded that this is the ideal time to publish their version of "Isolation."

"The depth of the poetry seems to me and Jeff hit for the period we are going through. The song talks about the isolation, fear and existential danger that threatens our world. We want to give you this song, ”Depp said. "We hope that in our way, we can help you get through these difficult and unusual days."

The Isolation version by Depp and Beck can be found on any platform.

You can watch the full video below.