Metropolitan

Johnny Depp flet për herë të parë për bojkotin e Hollywood-it ndaj tij

Johnny Depp flet për herë të parë për bojkotin e

Johnny Depp foli për atë që e quan "bojkotimi i Hollywood -it" në intervistën e tij të parë që kur humbi padinë dhe përpjekjet e mëvonshme për ta apeluar atë, kundër tabloidit britanik The Sun për karakterizimin e tij si "rrahës i gruas".

Në betejën tjetër ligjore të planifikuar për prillin e ardhshëm, ai ka paditur ish-gruan Amber Heard për shpifje, konflikt për të cilin nuk mund të flasë publikisht. Por gjatë bisedës në Zoom me Sunday Times aktori foli për "pesë vitet surreale" që ka përjetuar që kur u akuzua për abuzim, përfshirë pasojat nga komuniteti i Hollywood-it.

Pasi humbi padinë për shpifje vjeshtën e kaluar, Depp njoftoi se atij iu kërkua të jepte dorëheqjen nga ekskluziviteti i "Fantastic Beasts". Filmi i ri i Depp, “Minamata”, nuk do të dalë në SHBA; vendimi bëri që regjisori i tij, Andrew Levitas, të akuzonte distributorin MGM për “përkulje ndaj presionit” dhe shqetësim se "çështjet personale të një aktori në film mund të reflektojnë negativisht”.

Në “Minamata”, Depp luan rolin e W. Eugene Smith, i cili dokumentoi helmimin me mërkur të fshatarëve japonezë në fillim të viteve 1970. Ai tha se problemet e tij janë "si gërvishtje të një kotele" në krahasim me ato viktima të helmimit, ose "njerëzit që vuanin nga Covid." Atij i vjen keq që prania e tij në film po ndikon që filmi të mos marrë vëmendjen që meriton.

"Disa filma prekin njerëzit. Dhe ky film prek ata në Minamata dhe njerëzit që përjetojnë gjëra të ngjashme. Dhe për çdo gjë ... [pauzë] për bojkotin e Hollywood-it për mua? Një njeri, një aktor në një situatë të pakëndshme dhe të çrregullt, gjatë viteve të fundit.”

Ai më vonë thotë se tani po përpiqet të "nxjerrë gjërat në dritë". Depp i referohet karrierës problematike të momentit si një "absurditet i matematikës mediatike".

"Çfarëdo që kam kaluar, unë e ka kaluar. Por, në fund të fundit, kjo arenë e veçantë e jetës sime ka qenë kaq absurde.”

Megjithatë, pavarësisht të gjithave, karriera e Depp vazhdon të “mbahet” fort. Javën e kaluar, u njoftua se Festivali i Filmit në San Sebastian do t’i jepte çmimin më të lartë, çmimin Donostia. Ylli i “Edward Scissorhands” gjithashtu ka vazhduar të marrë mbështetje nga fansat e tij.

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit