Showbiz

Jo e pabesueshme, por pak e papritur nga Arbana që të thoshte këto fjalë për Top Channel

Jo e pabesueshme, por pak e papritur nga Arbana që të thoshte
Foto: Arbana Osmani/ Instagram

Në një telefonatë për "UëTëFë Show" në Andale Media, Arbana Osmani ka folur me autorin e programit, Fatos Sulo, për suksesin që ka përjetuar pavarësisht kalimit nga ekrani tradicional, televizioni, drejt YouTube-it dhe, ndryshe nga ç'mund të na e priste mendja prej "ngacmimeve" t fundit, ajo foli shumë mirë për Top Channel-in.

"Unë në YouTube sot prezantohem si njeri që vjen nga televizioni, pas 25 viteve, mua televizioni më bëri të famshme. Pra, unë nuk jam një person që befas hapa një kanal në YouTube nga hiçi. Edhe sikur unë sot të marr 10-fishin, janë fitime dhe sukses që vijnë nga një jetë pune në televizion," nisi Arbana të thoshte.

Numrin e lartë të klikimeve që merr sot programi i saj në YouTube, Arbana ia atribuon plotësisht njohjes që i dha puna për shumë vite në Top Channel, që është e logjikshme, ama pak e papritur që moderatorja të mos ngurronte ta pranonte.

"Mua nga Top Channel më kanë njohur. Kush isha unë që dola befas me 1.7 milionë klikime?! Vëmendja ka qenë nga puna ime, por dhe nga fakti që kam shkuar në shtëpitë e gjithë shqiptarëve duke marrë programet më të rëndësishme për një kohë të gjatë në Top Channel."

Megjithatë, e njëjtë qe dhe mungesa e hezitimit për tv shpresur se, jo, Arbanës nuk i mungon më e shkuara në Top Channel, pavarësisht mirënjohjes për atë kohë:

"Jo. Jam shumë e kënaqur me jetën që kam tani se këtë jetë zgjodha dhe s'kam arsye pse të mos jem e kënaqur, po nuk është se nuk jam kënaqur atëherë kur i kam bërë [emisionet] dhe kam qenë pjesë e tyre, e kam shijuar shumë, pa fund."

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Not unbelievable, but a little unexpected for Arbana to say these words to Top Channel

Jo e pabesueshme, por pak e papritur nga Arbana që të thoshte
Photo: Arbana Osmani/ Instagram

In a phone call for "UëTëFë Show" on Andale Media, Arbana Osmani spoke about the success she has experienced despite moving from the traditional screen, television, to YouTube and, unlike what we might expect from the recent "teasing", she spoke very well of Top Channel.

"Today, on YouTube, I present myself as someone who comes from television. After 25 years, television made me famous. So, I'm not a person who suddenly opened a YouTube channel out of nowhere. Even if I get 10 times that today, it's profits and success that come from a life of work in television," Arbana began to say.

Arbana attributes the high number of clicks her program receives on YouTube today entirely to the recognition her many years of work at Top Channel gave her, which is logical, but a bit unexpected for the moderator not to hesitate to admit.

"They recognized me from Top Channel. Who was I that suddenly came out with 1.7 million clicks?! The attention was from my work, but also from the fact that I went to the homes of all Albanians, taking the most important programs for a long time on Top Channel."

However, the same was true of the lack of hesitation about TV, hoping that, no, Arbana no longer misses her past at Top Channel, despite her gratitude for that time:

"No. I'm very happy with the life I have now because this is the life I chose and I have no reason not to be happy, but it's not that I wasn't happy when I did [the shows] and was part of them, I enjoyed it a lot, endlessly."