News

Jeta e shkurtër dhe tragjike e Sara Sharif: Babai e vrau, mesazhet e njerkës shokojnë Britaninë

Jeta e shkurtër dhe tragjike e Sara Sharif: Babai e vrau, mesazhet e

Një tjetër histori e paimagjinueshme terrori po trondit Britaninë: vdekja e dhunshme e 10-vjeçares Sara Sharif nga duart e babait të saj, Urfan Sharif.

Sara e vogël u gjet e vdekur me 71 plagë të shkaktuara ditët e fundit të jetës– duke përfshirë një lëndim në kokë dhe një djegie nga një hekur i nxehtë. Vrasësi pretendoi se nuk donte ta vriste, por po e "dënonte" për sjelljet e saj.

Në muajt e fundit të jetës së saj të shkurtër, ajo ishte detyruar të braktiste shkollën dhe të bënte punët e shtëpisë për njerkën e saj. Dhjetëra lëndime dëshmojnë për një jetë të përditshme plot abuzime fizike. Edhe pse fqinjët dëgjuan zërat dhe të qarat e vajzës dhe mësuesit e saj ishin të shqetësuar nga shenjat në trupin e saj, punonjësit socialë nuk e dinin saktësisht se çfarë po kalonte ajo dhe as nuk mundën të ndërhynin në kohë.

Megjithatë, jeta e saj ishte e vështirë që në fillim. Babai i Sarës e kishte njohur nënën e saj, Olga, në rrjete sociale kur viza e tij në Mbretërinë e Bashkuar ishte gati të skadonte. Vajza lindi në vitin 2013, por lidhja e prindërve të saj përfundoi në ndarje vetëm një vit më vonë. Gjatë betejës së kujdestarisë Olga akuzoi ish-bashkëshortin e saj për dhunë në familje dhe iu dha kujdestaria e vajzës së tyre.

Kishte shumë shenja se Sharifi nuk ishte një baba i përshtatshëm: ndër të tjera, një test psikologjik e kishte treguar atë si manipulues dhe apatik. Por kur vajza, tashmë gjashtë vjeç, akuzoi nënën e saj për abuzim me të, ajo u la në kujdestarinë e të atit.

Në shtëpinë e saj të re, të cilën babai i Sarës tani e ndante me gruan e tij, Beinash Batool, ajo gjeti kushte më të këqija se ato që kishte lënë pas.

Mesazhet e njerkës dhe dhuna makabre ndaj Sarës

Në një mesazh që Batool i dërgoi motrës së saj në maj 2021, ajo shkruante se:

“Urfan e zhdëpi në dru. Ajo është plot me mavijosje, e ka nxirë. Ndihem shumë keq për Sarën, ajo nuk mundet as të ecë. Unë dua ta denoncoj atë.”

Mesazhet e tjera thoshin se Sara kishte filluar të villte kur hante, se vuante nga ankthi dhe se Sharifi e godiste sa herë që ajo ishte “djallëzore”. Në njërën prej tyre, ajo i shkruante motrës së saj:

"Nëse i ndodh diçka, nuk do të mund ta fal veten".

Megjithatë, ajo kurrë nuk e raportoi ngjarjen në polici apo në shërbimet sociale.

Vetëm kur mësuesit e vogëlushes së ndjerë vunë re lëndime të dyshimta në 2022 dhe 2023, të tilla si mavijosje në fytyrën e saj dhe kur morën përgjigje kontradiktore kur e morën në pyetje, ata kontaktuan shërbimet e mirëqenies së fëmijëve. Por pas festave të Pashkëve vajza nuk u kthye në shkollë. Ajo u gjet e vdekur, katër muaj më vonë, në një shtrat, në një shtëpi të zbrazët. Pranë kufomës së saj të vogël ishte një shënim:

“Jam unë, Urfan Sharif, ai që e rrahu për vdekje. Betohem për Zotin se nuk ishte qëllimi im për ta bërë këtë. Por unë thjesht e humba!”

Babai dhe njerka

Jeta e shkurtër dhe tragjike e Sara Sharif: Babai e vrau, mesazhet e

Familja e Urfan Sharif refuzoi të besonte se ai vrau vajzën e tij edhe pasi ai i tha trupws gjykuese: "E pranoj se për të gjitha është faji im".

Vëllai i tij Imran Sharif i tha Guardian:

 “Pranimi i Urfanit na ka lënë të shkatërruar dhe zemërthyer.

Urfani është nën presion të madh dhe besoj fuqishëm se vëllai im është i pafajshëm dhe nuk mund të vrasë vajzën e tij, ai nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja”.

Ai tha se Sharif po mbron gruan e tij, Beinash Batool. Sharif, 43 vjeç dhe Batool, u shpallën të dy fajtorë për vrasje të mërkurën pas një gjyqi tetë-javor në Old Bailey. Vëllai i Sharifit, Faisal Malik, 29 vjeç, u shpall fajtor për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së një fëmije.

REELS

Rezultati 🎈🎈🎈🎈😭

Vajzat i bëjnë foto djemve të rastësishëm, i vënë në wallpaper dhe pastaj u kërkojnë t’ju bëjnë foto 😂

Propozimi që (s’)duam 😌

💃

Bad Bunny fut në xhep 👙 që i “dhuron” fansja 😌

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

The short and tragic life of Sara Sharif: The father killed her, the messages of the stepmother shock Britain

Jeta e shkurtër dhe tragjike e Sara Sharif: Babai e vrau, mesazhet e

Another unimaginable terror story is rocking Britain: the violent death of 10-year-old Sara Sharif at the hands of her father, Urfan Sharif.

Little Sarah was found dead with 71 injuries inflicted in the last days of her life – including a head injury and a burn from a hot iron. The killer claimed he didn't mean to kill her, but was "punishing" her for her behavior.

In the last months of her short life, she was forced to drop out of school and do housework for her stepmother. Dozens of injuries testify to a daily life full of physical abuse. Although neighbors heard the girl's voices and cries, and her teachers were concerned by the marks on her body, social workers did not know exactly what she was going through, nor could they intervene in time.

However, her life was difficult from the beginning. Sarah's father had met her mother, Olga, on social media when his UK visa was about to expire. The girl was born in 2013, but her parents' relationship ended in separation just a year later. During the custody battle, Olga accused her ex-husband of domestic violence and was awarded custody of their daughter.

There were many signs that Sharifi was not a suitable father: among other things, a psychological test had shown him to be manipulative and apathetic. But when the girl, now six, accused her mother of abusing her, she was left in her father's custody.

In her new home, which Sarah's father now shared with his wife, Beinash Batool, she found conditions worse than those she had left behind.

The stepmother's messages and macabre violence against Sara

In a message Batool sent to her sister in May 2021, she wrote that:

"Urfan drove him to the wood. She's full of bruises, she's blackened. I feel so bad for Sarah, she can't even walk. I want to denounce him.”

Other messages said that Sara had started vomiting when she ate, that she suffered from anxiety and that Sharif would hit her whenever she was "mischievous". In one of them, she wrote to her sister:

"If something happens to him, I won't be able to forgive myself."

However, she never reported the incident to the police or social services.

It wasn't until the deceased toddler's teachers noticed suspicious injuries in 2022 and 2023, such as bruising on her face, and received conflicting answers when questioning her, that they contacted child welfare services. But after the Easter holidays, the girl did not return to school. She was found dead, four months later, in a bed in an empty house. Next to her little corpse was a note:

"It is I, Urfan Sharif, who beat him to death. I swear to God it was not my intention to do this. But I just lost it!”

Father and stepmother

Jeta e shkurtër dhe tragjike e Sara Sharif: Babai e vrau, mesazhet e