Anabelizim

Janë njësoj të tmerrshme, por pse kemi më shumë frikë fantazmat se vampirët?

Janë njësoj të tmerrshme, por pse kemi më shumë

Ne nuk do donim të përjetonim asnjë situatë të tillë, por nëse do na duhej të zgjidhnim midis një “Çkemi, si kalove!” natën...në krevat nga një vampir apo një fantazmë, vetëm 14% e jona do të guxonte të përballej me një fantazmë. Pjesës tjetër vampiri i duket lule – të mos ngatërrohemi me fantazmat!

Janë njësoj të tmerrshme, por pse kemi më shumë

Siç mund ta kuptojmë nga sondazhi i realizuar në Instagram-n e anabel_world, pjesa dërrmuese ka më shumë frikë nga fantazmat, pavarësisht se të dyja konsiderohen si krijesa të frikshme. Në fakt, një votim në përqindje të tillë nuk është aspak surprizues për disa aryse që po i paraqesim në këtë artikull.

Gjatë bisedave të përditshme, në folklor apo në historitë që lexonim kur ishim fëmijë, fantazmat paraqiten si shpirtra të vdekurish që supozohen të bëjnë keq. Kjo është padyshim teoria më e përhapur, sipas së cilës fantazmat janë shpirtra që kthehen në vendin e tyre të origjinës për t’u vënë në kontakt me të gjallët. Përfytyrohen zakonisht në ngjyrë të bardhë e gati të tejdukshme, flokë përgjithësisht të gjatë e të zinj, bëjnë zhurma të ngjashme me psherëtimat e gërvishtjet e thonjve etj.

Vampirët nga ana tjetër janë bërë pjesë e folklorit si krijesa të etura për të kafshuar njerëzit në qafë, sepse gjakpirja është ushqimi i tyre. Ashtu si fantazmat, edhe paraqitja e vampirëve është e frikshme e groteske – krijesa me dhëmbë të helmatisura dhe kthetra me fuqi mbinatyrore, përgjithësisht djallëzore.

Pra, nga përshkrimet është e lehtë të thuhet se të dyja janë krijesa të frikshme, mirëpo siç e cekëm edhe më sipër, për arsye të tjera fantazmat janë më të rrezikshme, shumë më të rrezikshme.

Së pari, një fantazmë  është më “e prekshme” sesa një vampir. Me këtë i referohemi faktit se na rastis të dëgjojmë më shumë për histori fantazmash, për njerëz që dëgjojnë zhurma të çuditshme natën, lëvizje të pakontrolluara të sirtarëve, trokitje të herahershme etj. Në fakt, kemi paraqitur edhe më parë një artikull me emrin “Njihuni me Angie-n, fantazma që jeton në shtëpinë time”, ku trajtuam historinë e një blogereje në YouTube, që rrëfen gjithë detajet e faktet që, sipas saj, shtëpia është e pushtuar nga dy fantazma, Annabelle dhe Angie.

Në Youtube ka pafund video (nuk po merremi me vërtetësinë e tyre, se kjo është tjetër çështje), ku njerëz filmojnë përmes kamerave, pavarësisht skepticizmit se a mundet teknologjia t’i filmojë këto krijesa, dukuri paranormale -  objekte a sende lëvizin në mënyrë të frikshme.

Janë njësoj të tmerrshme, por pse kemi më shumë

Janë njësoj të tmerrshme, por pse kemi më shumë

Pra, termi “fantazmë” është më i dëgjuar nga ne, historitë me to janë më të përhapura dhe deri diku shanset për t’u pushtuar nga një fantazmë janë si të thuash më të larta. Ndërkohë zor se na ndodh të dëgjojmë për histori vampirash, përveç ndonjë fabule libri a filmi.

E meqë përmendëm filmat, për kuriozitet kërkuam në Google një listë filmash horror realizuar mbi subjekte të tilla. Rezultati është i tillë: Në Wikipedia ka një listë të gjatëëë filmash me fantazma, e ndekur nga po ashtu një listë relativisht e gjatë me vampirë.

Janë njësoj të tmerrshme, por pse kemi më shumë

Por siç mund ta shihni, pjesa më e madhe e filmave me vampirë i referohen krijesës më të njohur të kësaj fushe – vampiri legjendar, konti Drakula i Bram Stoker-it. Le të themi, një krijesë “e dalë mode”.

Janë njësoj të tmerrshme, por pse kemi më shumë

Gjjithashtu përmendim 2 nga realizimet me fabul mbi vampirët, që u përhapën në masë pak kohë më parë: “The Vampire Diaries” dhe “The Twilight Saga”. Personazhe vampirë që urrehen, dashurohen, mundohen t’i shpëtojnë fatit të keq, jetojnë miqësisht mes të gjallëve etj. Jo shumë të frikshëm  e sikur të mos mjaftonte, janë dhe këta çunat seksi.

Janë njësoj të tmerrshme, por pse kemi më shumë
"The Twilight Saga”-Robert Pattinson,Kristen Stewart,Taylor Launter
Janë njësoj të tmerrshme, por pse kemi më shumë
“The Vampire Diaries” – Ian Somerhalder, Paul Wesley

A mund të themi të njëjtën gjë për krijesat nga seriali “The Ghost Whisper” (“Psherëtimat e fantazmës”).

Janë njësoj të tmerrshme, por pse kemi më shumë

JO!

Edhe nëpër historitë që kanë ardhur në Facebook-un tonë mbi tematikën e historive paranormale, të gjithë i janë referuar rasteve kur kanë parë a dëgjuar objekte/krijesa të ngjashme me përshkrimin e një fantazme, një shpirti që endet sa andej-këtej.

Jo më kot i kemi frikë të shkretat; ekzistojnë apo jo, le të na qëndrojnë larg për çdo rast...apo jo?!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë