Mbrojtësi i kombëtares, Elseid Hysaj, ka zgjedhur t’i festojë Krishtlindjet në New York me bashkëshorten Florenca Lekstakaj.
Ai ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku i uron për Krishtlindje të gjithë ndjekësit, por, një frazë e përdorur nga futbollisti, ka shkaktuar goxha reagime në media, si dhe te ndjekësit, kryesisht ata italianë. Së bashku me Florencën ai ka dalë të bëjë një xhiro me biçikletë në parkun qëndror dhe aty ka regjistruar videon, tek e cila e quan me humor gruan e tij "skllave" në gjuhën italiane.
“Ja ku jam këtu me skllaven time. Po bëjmë një xhiro mespërmes parkut qëndror, por edhe pse është ftohtë, ajo duhet të punojë. Jepi më shpejt! Shpejt! Kështu jemi në burrat, gratë duhet të punojnë për ne”, shprehet Hysaj. Nga videoja lihet të kuptohet që është një shaka mes çiftit, pasi edhe vetë Florenca e përsërit shprehjen duke qeshur.