Festat janë shumë afër, dhe bashkë me kënaqësinë e marrjes të dhuratave, vjen edhe 'stresi' i gjetjes të dhuratave perfekte, qoftë për familjarët, personin e zemrës apo një koleg pune.
Nëse ende po vrisni mendjen se çfarë do të dhuroni këtë vit, Crabtree and Evelyn ka gati për ju dhuratat më të kendshme për këtë sezon, ju sigurojmë që të gjithë do i pëlqejnë.
Kjo kompani e njohur për kujdesin për trupin, në sezonin festiv krijon produkte të reja dhe të ridizenjuara me motive festive! Përvec produkteve për kujdesin e lëkurës , ajo sjell dhe një mori produktesh ushqimore me shije të veçanta, si biskota, çaj dhe reçel.
Në dyqanin Crabtree and Evelyn ju mund të krijoni vetë një dhuratë duke kombinuar shijet e ndryshme me aromat fantastike!
Përveç produkteve, edhe paketimet janë unike dhe e kompletojnë pamjen e dhuratës.