
Dakota Johnson dhe këngëtari Role Model u fotografuan teksa ecnin të kapur për dore pas një darke me miqtë e tyre.

Sipas fotografive të siguruara nga TMZ, dyshja duket se i ka shpeshtuar daljet dhe afrimitetin nuk ngurojnë ta shfaqin gjatë takimeve.
Zërat për një romancë mes tyre filluan në dhjetor të vitit të shkuar. Të dy ata u fotografuan gjatë një darke me miqtë, madje një prej personave të pranishëm tregoi se aktorja dhe këngëtari ishin afruar shumë gjatë mbrëmjes.

Dakota Johnson i dha fund marrëdhënies 8-vjeçare me Chris Martin disa muaj më parë.

Jo pak herë u përhapën lajme nëpër portale për ndarjet dhe ribashkimet e tyre, derisa më vonë u fejuan. Në qershor të vitit të shkuar dyshja vendosën t'i jepnin fund marrëdhënies.
Edhe pse, asnjë prej tyre nuk është shprehur publikisht mbi arsyet e ndarjes, një burim tha për US Sun se shkaku kryesor mund të ishte diferenca e madhe e moshës (prej 12 vjetësh) dhe dëshira e Dakota-s për të pasur fëmijë.
“Dakota dëshironte për vite me radhë që marrëdhënia me Chris-in të funksiononte dhe sa herë ndaheshin ajo e përjetonte shumë. Ata u përpoqën t'i zgjidhnin problemet mes tyre, por diferenca e moshës u kthye në një problem. Ajo i kishte thënë se dëshironte të kishte fëmijë në të ardhmen, ndërsa Chris e kishte mbyllur atë kapitull të jetës së tij.”




