Iva Tiço, pas sherrit virtual të mikeshës së saj, Mira Kazhanit dhe Jul Dedës, është e bindur se bëri gjënë më të mirë me publikimin e librit të saj "Për Vete" në Panairin e Librit.
E pyetur nga gazetari i "ThumbON" në lidhje me debatin mes tyre dhe librit të saj që flet pikërisht për vajzat single, Tiço u shpreh:
"Pashë atë lloj sulmi dhe mendova që është një nga gjërat më të ndyra dhe maskiliste! Pastaj thashë me vete, Iva, ke bërë shum mirë që e ke nxjerrë sepse kjo Tirana jonë vazhdon të jetë kështu.
Nëse vajzat single, nëse vajzat që ndihen me shpatulla pas muri nga ky presion shoqëror, janë shumë të lumtura dhe në qejfin e vet, ta shijojnë! Nëse vendosin, ta bëjnë për vete, por jo sepse iu thotë Jul Deda dhe lloj lloj idiotësh, se u nxeha tani."
Para pak ditësh Jul Deda mori shkas prej një artikulli të shkruar nga Mira Kazhani (në lidhje me protestën e banorëve të Astirit) për t'i thënë se ka nevojë për një burrë që të qetësohet".