Lifestyle

Ishulli i rrallë ku bimësia e xhunglës është rozë dhe deti gri

Ishulli i rrallë ku bimësia e xhunglës është rozë

Në lentet e fotografes Sanne De Wilde, Pingelap, një ishull i vogël koralor në oqeanin Paqësor, asgjë nuk është ashtu siç duket. Fotografitë e saj përshkruajnë një parajsë tropikale ku bimësia e xhunglës është rozë e lehtë, deti gri dhe banorët vendas e shohin njëri-tjetrin në ngjyra bardhë e zi. Fotografja belge sjell botën jo ashtu siç e sheh ajo – por ashtu si e imagjinojnë banorët e ishullit.

Ishulli i rrallë ku bimësia e xhunglës është rozë
Sanne De Wilde

Pingelap është shtëpia e një numri të madh njerëzish që nuk mund të dallojnë dot ngjyrat. Akromatopsia (pamundësia për të dalluar ngjyrat) është e përhapur në rreth 1 në 30,000 njerëz në botë, ndërkohë që në Pingelap besohet se rreth 4%-10% e banorëve nuk dallojnë dot ngjyrat.

Mendohet se përhapja e gjerë lidhet me një mbret të shekullit XVIII, i cili pasi i mbijetoi një cunami katastrofik, dëshironte të ripopullonte Pingelap duke pasur shumë fëmjë. Por shumë nga pasardhësit e tij trashëguan genin e rrallë që shkakton akromatopsinë, e cila trashëgohet tashmë brez pas brezi.

Ishulli i rrallë ku bimësia e xhunglës është rozë

Për ta ngjyra është thjesht një fjalë. E magjepsur nga mënyra si gjenetika i formëson njerëzit dhe komunitetet, De Wilde i ka botuar fotot në një libër të quajtur “The Island of the Colorblind”. Ajo përpiqet ta shohë botën përmes syve të banorëve duke edituar tonet e ngjyrave. Banorët pretendojnë se shohin më së shumti ngjyrën e kuqe, kështu që De Wilde editoi të kuqen. Të tjerët thanë se jeshilja është ngjyra e preferuar, megjithëse kjo është një nga nuancat që njerëzit me këtë çrregullim shohin më pak.

“Nuk ishte e lehtë të arrja në Pingelap,” tha De Wilde. “Ishte një pikë e vogël në oqeanin Paqësor. Një pikë e vogël në një blu të madhe.” Pasi mbërriti, ajo zbuloi se në ishull nuk kishte dyqane dhe restorante. Njerëzit mbijetojnë duke ngrënë arra kokosi dhe peshq.

Ishulli i rrallë ku bimësia e xhunglës është rozë

“Njerëzit me akromatopsi janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj dritës, gjë që i pengon sepse jetojnë në një ishull tropikal me shumë diell. Ata e kanë të vështirë t’i mbajnë sytë hapur kur janë jashtë. Nuk e shohin fare ngjyrën. Kjo është arsyeja që çdo gjë i duket në hijet e grisë – diçka mes të zezës dhe të bardhës. Unë nuk ndryshova asnjë ngjyrë, por i ndryshoi kamera me infra të kuqe. Imazhet i konvertova në bardhë e zi dhe i editova me photoshop.”

Burimi: CNN

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The rare island where jungle plants are pink and the sea is gray

Ishulli i rrallë ku bimësia e xhunglës është rozë

In the lens of photographer Sanne De Wilde, Pingelap, a small coral island in the Pacific Ocean, nothing is as it seems. Her photos depict a tropical paradise where jungle vegetation is light pink, the sea is gray and locals see each other in black and white. Belgian photography brings the world not as it sees it - but as the islanders imagine it.

Ishulli i rrallë ku bimësia e xhunglës është rozë
Sanne De Wilde

Pingelap is home to a large number of people who cannot distinguish colors. Acromatopsia (the inability to distinguish colors) is prevalent in about 1 in 30,000 people worldwide, while in Pingelap it is believed that about 4% -10% of residents do not distinguish colors.

The widespread spread is thought to be related to an 18th-century king who, after surviving a catastrophic tsunami, wanted to repopulate Pingelap with many children. But many of his descendants inherited the rare gene that causes acromatopsia, which is already inherited from generation to generation.

Ishulli i rrallë ku bimësia e xhunglës është rozë

For them, color is just a word. Fascinated by the way genetics shape people and communities, De Wilde has published photos in a book called The Island of the Colorblind. She tries to see the world through the eyes of the inhabitants by editing the tones of colors. Residents claim to see most of the red color, so De Wilde edited the red. Others said that green is the preferred color, although this is one of the nuances that people with this disorder see less of.

"It wasn't easy to get to Pingelap," De Wilde said. "It simply came to our notice then. A small dot in a big blue. ” Upon arrival, she discovered that there were no shops or restaurants on the island. People survive by eating coconuts and fish.

Ishulli i rrallë ku bimësia e xhunglës është rozë

"People with acromatopsia are extremely sensitive to light, which prevents them from living on a sunny tropical island. They find it difficult to keep their eyes open when they are outside. They don't see the color at all. That's why everything looks gray in the shadows - something between black and white. I didn't change any colors, but the infrared camera changed them. I converted the images to black and white and edited them with photoshop. ”

Source: CNN