Metropolitan

Ay, Dios mío! Interneti shokohet nga mënyra si Ben Affleck flet spanjisht

Ay, Dios mío! Interneti shokohet nga mënyra si Ben Affleck flet

Fansat e kanë parë Ben Affleck duke qeshur, duke qarë e gjithçka tjetër në mes, por nuk e kishin absolutisht idenë se ai dinte spanjisht dhe mbi të gjitha, të fliste aq rrjedhshëm.

Së fundmi, aktori mori rolin e sipërmarrësit Philip Knight – bashkëthemelues i Nike – në filmin “Air”. Si pjesë e fushatës promovuese të filmit, Affleck foli për stacionin radiofonik në Spanjë, Cadena SER, për të biseduar për të gjithë gjërat në lidhje me Nike.

Duke i zënë fansat plotësisht në befasi, aktori tha - në spanjisht: "Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se filmi nuk ka të bëjë me historinë e Michael Jordan; ai as që shfaqet në film."

Ai vazhdoi të shpjegonte se Jordani është "aq i madh, aq i rëndësishëm, aq madhështor sa nuk ka një aktor në botë që mund të luajë rolin e tij.”

Edhe fansat që dinë të flasin spanjisht kanë mbetur të habitur nga intervista, e cila është bërë virale. "Ai flet spanjisht më mirë se unë dhe spanjishtja është gjuha ime amtare," komentoi një shikues.

“Air” është një film me regji të Ben Affleck dhe skenar të Alex Convery që bazohet në ngjarjet e vërteta rreth origjinës së linjës së atleteve Nike Jordan. Në film luajnë Matt Damon, Ben Affleck, Jason Bateman, Marlon Wayans, Chris Messina, Chris Tucker dhe Viola Davis.

REELS

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!