Iggy Azalea ka pranuar më në fund atë për të cilën kishte dyshime të shumta që në muajin Maj: ajo ka bërë një ndërhyrje në hundë.
Reperja 25-vjeçare ka rrëfyer për revistën “Seventeen” se ka bërë rinoplastikë. Edhe më parë ajo është treguar tepër e hapur për ndërhyrjen për zmadhimin e gjoksit dhe ka thënë se nu ka ndërmënd të mohojë atë që kirurgu ka bërë për të. “Nuk do ta mohoj. Mohimi është kot,” ka thënë ajo gjatë intervistës.
Por pavarësisht fjalëve të saj, vazhon të ketë dyshime për ndërhyrje të tjera nga ana e reperes australiane. Në fakt që prej muajit Mars, ajo ka pësuar një ndryshim të madh në fytyrë duke shtuar zërat se përveç hundës, Iggy ka bërë edhe një ristrukturim të mjekrës.
Gjithashtu të shumtë janë zërat që thonë se ajo ka vënë edhe implante vithesh. Po këto do t’i pranosh Iggy?
Burimi: Daily Mail