Këngëtarja e njohur Iggy Azalea është duke u përgatitur për albumin e saj të ri dhe mesa duket ajo ka kërkuar ndihmën e këngëtares shqiptare Bebe Rexha. Në një postim të sajin në Twitter, Azalea bëri të ditur për fansat e saj se do të bashkëpunonte me këngëtaren dhe tekstshkruesen shqiptare. Ndër të tjera ajo shkroi: “Ajo më bindi që unë të këndojë në një mënyrë “më të shëmtuar” dhe dukej shumë bukur. U ndjeva jashtë zonës sime të reatisë, në të cilën po ndodhin gjëra shumë të bukura.” Iggy sqaroi gjithashtu se Bebe nuk do të merrte pjesë me vokalin e saj në album dhe bashkëpunimi është vetëm në shkrimin e teksteve.
Bebe Rexha më herët ka pasur bashkëpunime me këngëtarë shumë të famshëm si Rihanna, Selena Gomez dhe David Guetta. Iggy ka shkruar se po e shijon shumë kohën e kaluar me artisten shqiptare. Iggy, ndër të tjera është e njohur edhe për bashkëpunimin me një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare, Rita Ora në këngën “Black Widow”.
Burimi: Digital Spy / Përshtati: Klarida Bregaj