Karakteristikat që vinë nga fusha e astrologjisë mund të jenë interesante dhe të besueshme për shumë njerëz, megjithëse një pjesë tjetër preferon të besojë vetëm studimet shkencore. Ndaj këtë herë le të bazohemi në disa studime të shkencëtarëve, të cilat lidhin muajin kur keni lindur me personalitetin dhe shëndetin.
1. Në shumicën e rasteve, jeni të gjatë dhe trupmëdhenj.
Gjenet kanë ndikimin e tyre, por studimet kanë treguar se foshnjat e lindura në muajt e verës kanë tendencën për të peshuar më shumë se të lindurit në stinët e tjera. Nga ana tjetër, të lindurit gjatë verës janë më të gjatë se të tjerët. A ka të bëjë kjo me diellin shtesë?
2. Keni një “orë” të brendshme
E thënë më qartë, studiuesit mendojnë se sezoni kur lindim përcakton edhe fuqinë e trurit tonë. Kjo do të thotë se bebet e verës kanë një “orë të brendshme” - ata e dinë shumë mirë kur duhet vepruar, qoftë edhe për zakone të vogla si: kur duhet ngrënë bukë, kur duhet nxjerrë qeni për shëtitje, kur duhet të zgjoheni të nesërmen etj.
3. Jeni më pozitivë se të tjerët
Fëmijët e verës janë në përgjithësi më pozitivë se të tjerët, me raste edhe në shkallë të tepruar. Vihet re që janë zakonisht më të lumtur, i zvarrisin ndonjëherë gjërat dhe i marrin problemet me pozitivitet. Nga ana tjetër, priren të jenë shumë të zgjuar.
4. Për fat të keq, keni më pak mundësi për t’u bërë të famshëm.
Nëse ëndrra juaj është të konkurroni Beyonce-n, me keqardhje ju themi se shanset janë të pakta. Një profesor në Universitetin e Connecticut-it studioi 300 të famshëm në disa fusha: politikë, film, muzikë, sport etj. Ai arriti në përfundim se më të njohurit kanë lindur në janar dhe shkurt, jo në verë. Hmm, por ju jeni pozitivë apo jo?!
5.Adhuroni detin; e shijoni qëndrimin nën rrezet e diellit për orë të tëra, pasi edhe pak përtacë është në natyrën tuaj.
Burimi: Reader's Digest