Metropolitan

I mbijetoi aksidentit ku humbi jetën djali i Visar Zhitit: Rrëfehet për herë të parë Serxhio

I mbijetoi aksidentit ku humbi jetën djali i Visar Zhitit: Rrëfehet

Serxhio Martiniani, djali i mbijetuar nga aksidenti tragjik i dy viteve më parë ku humbi jetën Atjon Zhiti, djali i shkrimtarit Visar Zhiti, ishte i ftuari i sotëm në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”. Për herë të parë, Serxhio rrëfeu publikisht çfarë ndodhi natën e 20 dhjetorit të vitit 2014, kur ndodhi aksidenti që i mori jetën shokut të tij dhe e la atë të paralizuar në një karrocë me rrota.

I mbijetoi aksidentit ku humbi jetën djali i Visar Zhitit: Rrëfehet

“As unë as Atjoni nuk kishim futur asnjë pikë alkool në gojë. Ne jemi nis rreth orës 4 – 5, errësirë totale, Ationi kishte qejf dritën e diellit, orar i energjishëm Që nga momenti i përplasjes, deri në çastin që u zgjova nga koma, nuk mbaj më mend asgjë.”- u shpreh Serxhio, i cili qëndroi në koma për 3 muaj. Ai rrëfeu se lajmin e vdekjes së Ationit, e ka marrë nga babai i tij, teksa ndodhej në spital në Gjermani, ende pa mësuar se vetë ishte paralizuar nga këmbët.

“Thirra doktorin e repartit për ta pyetur për disa gjëra. I thashë të çohem… por gjermanët, siç janë të sertë, doktori m’u përgjigj: ‘Ti do jesh në karrocë me rrota për të paktën 10 vjet.’ Megjithatë nuk kam si të qahem, kur mora vesh që Atjoni kishte vdekur.”-u shpreh Serxhio, duke shpjeguar më tej se që prej kthimit në Shqipëri, është munduar të jetë i pavarur dhe që shumë gjëra t’i bëjë vetë, pa ndihmën e prindërve.  

“Operacionet më të forta i kam kaluar në gjendje kome. Mami më ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës, nuk jepnin shpresë që unë do të jetoja. Nga 15 operacione, 10 kam bërë në koma, i pavetëdijshëm. Kur jam çuar, kam bërë pjesën tjetër. Sapo hipa në karrocë nuk qëndroja dot dhe qaja. Kam qenë 40 kilogramë e pak.”- u shpreh ai duke falenderuar më tej të gjithë personat që kishin kontribuuar për kurimin e tij.

Ndërsa përsa i përket procesit gjhyqësor në të cilin ai akuzohet për tejkalim të normave të shpejtësisë, Martiniani shprehet se do të provojë se është i pafajshëm. Sipas tij, nuk ka qenë aspak shpejtësia ajo që shkaktoi aksidentin por mungesa e sinjalistikës në një zonë të rrugës Tiranë-Durrës, pranë një kantieri ndërtimi.

Burimi: Klan

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----i-mbijetoi-aksidentit-ku-humbi-jeten-djali-i-visar-zhitit-rrefehet-per-here-te-pare-serxhio