News

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti
Foto: Dhimitër Anagnosti

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare. Lajmin e hidhur e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:

"Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!" 

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar të vitit 1936 në Vuno, Himarë. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Vlorë, ai ndoqi studimet në Institutin e Kinematografisë "VGIK" në Moskë, ku u diplomua si kinooperator.

Së bashku me Viktor Gjikën, ai realizoi filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i një tregimi të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike në Holandë në vitin 1961. 

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

Karriera e tij profesionale nisi në vitin 1961 si operator në Kinostudion "Shqipëria e Re", ku punoi në filma si "Debatik" dhe "Toka jonë". Në vitin 1966, ai realizoi filmin e tij të parë si regjisor, "Komisari i dritës", së bashku me Viktor Gjikën, dhe një vit më pas, realizoi filmin "Duel i heshtur".

Anagnosti ka realizuar dhjetëra filma dhe dokumentarë, i njohur për trajtimin e tematikave sociale dhe historike me një estetikë të veçantë. Ndër to, "Përrallë nga e kaluara" dhe "Lulëkuqet mbi mure" mjaftojnë të përmenden si dëshmi e gjenialitetit të tij.

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

Përveç karrierës së tij në kinematografi, Dhimitër Anagnosti ka shërbyer edhe në fushën politike dhe kulturore. Ai ka qenë deputet në vitet '90-të dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga viti 1992 deri në 1994. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art, ai është nderuar me tituj si "Artist i Merituar" dhe "Nderi i Kombit". Në vitin 2011, ai u dekorua me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga ish-Presidenti Bamir Topi. 

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

Lamtumirë një legjende të kinematografisë shqiptare

Vdekja e Dhimitër Anagnostit është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Filmat e tij do të mbeten një pasuri e çmuar, që do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe edukojnë brezat e ardhshëm.

Dhimitër Anagnosti la pas gruan e tij, aktoren Roza Anagnosti, vajzën Juna Anagnosti, familjen e ngushtë dhe një komunitet të madh artistësh dhe studentësh të kinematografisë që ai mentoroi gjatë jetës.

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

REELS

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

All rights reserved @entertainmenttonight

Në më arrestojnë ndonjëherë në Nice, ky do të jetë arsyeja 🫠

Prominent director, Dhimitër Anagnosti, passes away

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti
Photo: Dhimitër Anagnosti

Director Dhimitër Anagnosti, one of the most prominent figures in Albanian cinema, has passed away at the age of 89. The bitter news was made public by his daughter, Juna Anagnosti, through a post on social media, where she wrote:

"Farewell, Dhimitër Anagnosti, the director of our lives! After a long illness, you obeyed the law of life! Farewell, grandpa!" 

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

Dhimitër Anagnosti was born on January 23, 1936 in Vuno, Himara. After finishing high school in Vlora, he studied at the VGIK Institute of Cinematography in Moscow, where he graduated as a cinematographer. Together with Viktor Gjika, he made the film "Man Never Dies", an adaptation of a story by Ernest Hemingway, which was awarded First Prize at the World Film Schools Festival in the Netherlands in 1961. 

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

His professional career began in 1961 as a cameraman at the "Shqipëria e Re" Kinostudio, where he worked on films such as "Debatik" and "Toka jonë". In 1966, he made his first film as a director, "Komisari i brëtës", together with Viktor Gjika, and a year later, he made the film "Duel i heshtur". In total, Anagnosti has made 14 films and 10 documentaries, becoming known for his treatment of social and historical themes with a special aesthetic. 

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

In addition to his career in cinematography, Dhimitër Anagnosti has also served in the political and cultural fields. He was a member of parliament in the 1990s and Minister of Culture, Youth and Sports from 1992 to 1994. For his extraordinary contribution to art, he has been honored with titles such as "Merited Artist" and "Honor of the Nation". In 2011, he was decorated with the Order "Honor of the Nation" by former President Bamir Topi. 

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

Farewell to a legend of Albanian cinematography

The death of Dhimitër Anagnosti is a great loss for Albanian art and culture. His films will remain a precious asset, which will continue to inspire and educate future generations.

Dhimitër Anagnosti left behind his wife, actress Roza Anagnosti, daughter Juna Anagnosti, his immediate family, and a large community of artists and cinematography students that he mentored throughout his life.

Ndahet nga jeta regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti