Metropolitan

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, është shuar në moshën 93-vjeçare. Ikona e filmave shqiptarë dha frymën e fundit vetëm një ditë pasi festoi ditëlindjen e saj. Ajo u nda nga jeta, por vepra që la pas ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kinematografi, duke përjetësuar kujtimin e saj.

Margarita Xhepa u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, vend ku nisi edhe hapat e parë drejt aktrimit. Gjatë karrierës së saj, ajo ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u vlerësua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa u vlerësua me Çmimin e Nderit.

Margarita Xhepa është nëna e Sokol dhe Ndricim Xhepës, ky i fundit i konsideruar si një nga aktorët më të mirë në vitet ’80. Dy fëmijët erdhën në jetë nga martesa me aktorin, Xhavit Xhepa, i cili ndërroi jetë kur aktorja ishte 52-vjeç.

Rolet dhe kontributi i saj në kinematografi janë të shumta, gjë e cila e ktheu dhe në një ndër të preferuarat e publikut, i cili do të duartrokasë kurdoherë kujtimin dhe punën e saj.

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Albanian cinematographic star, Margarita Xhepa, passes away

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

Albanian cinema star Margarita Xhepa has passed away at the age of 92. The Albanian film icon breathed her last just one day after celebrating her birthday. Margarita Xhepa. Margarita Xhepa passed away, but the work she left behind has left an indelible mark on cinema, immortalizing her memory.

She was born on April 2, 1934, in the city of Lushnja, where she took her first steps towards acting. During her career, she has created over 150 roles in theater and 32 roles in cinematography.

In May 2004, she returned to the stage of the National Theater to excel in the drama "Streha e të harruarve", another success in her 50-year career.

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

In 1997, she starred in the Greek film "Goodbye" (directed by J. Koras, K. Vupuras). The film was awarded the Grand Prize at the International Mediterranean Film Festival in Thessaloniki, while Margarita Xhepa was awarded the Honorary Prize.

Her roles and contributions to cinematography are numerous, which made her a favorite of the public, who will always applaud her memory and work.

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa