Metropolitan

Guns N' Roses kanë një surprizë për të gjithë

Guns N’ Roses, me themeluesit e tij Axl Rose dhe Slash, do të rikthehen në 22-24 prill në Coachella Music & Arts Festival in Indio, në Kaliforni sipas burimeve të shumta. Banda e ribashkuar po negocion me promovues të tjerë për të luajtur muzikën e tyre edhe në 25 stadiume në Amerikën e Veriut në verën e vitit 2016 dhe është menduar që një nga aktet e para të luhet në stadiumin e ri Las Vegas Arena dhe mendohet se do të fillojë në 6 prill. Duket se Guns N' Roses do të kërkojnë 3 milion dollarë për çdo shfaqje me bileta të një klasi të lartë që do të kushtojnë 250-275 dollarë.

Për herë të fundit Axl Rose dhe Slash kanë luajtur bashkë në 17 korrik 1993 në stadiumin River Plate Stadium në Buenos Aires. Turi më i fundit i këtij grupi që përfshiu vetëm njërin prej anëtarëve, Axl Rose u zhvillua në Amerikën e Jugut dhe në Las Vegas duke mbledhur një fitim prej 15.2 milion dollarësh.

Albumi i parë i bandës “Appetite for Destruction” është debutimi më i madh i shitur në historinë e SHBA-ve me një vlerë prej 18 milion dollarësh. Ata ishin në vend të parë për 5 javë në Billboard dhe janë shumë të njohur për hitin e tyre "Sweet Child O' Mine." Ata kanë shitur 44.5 milion albume në total në SHBA sipas  Recording Industry Association of America.

Coachella Valley Music and Arts Festival, është një festival muzikor që mbahet çdo vit në harkun e 2 ose 3 ditëve rreth fundit të prillit në SHBA në Kaliforni. Është një event i famshëm për të pritur artist të muzikës alternative dhe elektronike. Këto informacione vijnë disa javë pasi në faqen e  tyre të internetit filluan të përditësonin informacionin dhe gjatë shfaqjes së filmit “Star Wars: The Force Awakens”, ku u dhanë pamjet e një koncerti të tyre.  

Festivali Coachella ka mbledhur dhe më parë grupe të vjetra apo ata që ribashkohen pas shumë kohësh si Rage Against The Machine në 2007, My Bloody Valentine në 2009, Pulp in 2012 dhe Outkast në 2014. Ndërkohë Guns N' Roses vijnë një vit pas grupit tjetër legjendarë AC/DC dhe Steely Dan, në edicionin e vitit 2015.

Burimi: billboard; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb