Showbiz

Gruaja e Mirit renditi banorët e 'BBVA' dhe patjetër që të gjithë po prisnim për Selinin

Gruaja e Mirit renditi banorët e 'BBVA' dhe patjetër që
Foto: Miri (Armir Shahini) dhe bashkëshortja, Rabea

Në qoftë se kishit ende dyshime nëse gruaja e Mirit e kupton lojën e të shoqit brenda, pra, nëse e kupton qartësisht gjuhën shqipe, përgjigjja është po!

Në një video të publikuar në atë që duket si llogaria e saj zyrtare në TikTok, bashkëshortja e Mirit, e quajtur Rabea, ka bërë një renditje sipas preferencave të saj për 10 banorë të shtëpisë së "Big Brother VIP Albania 5".

Me një shqipe perfekte, ajo vendosi të shoqin në vendin e parë, duke komentuar:

"Miri, normalisht se është burri im, është njëshi."

Dhe kjo, pritej natyrisht, por të pasigurt dhe kuriozë ishim të gjithë për renditjen që ajo do t'i bënte Selinit.

Pasi e mendoi një copë herë, ajo e pozicionoi Selinin në vendin e tretë, një renditje jo e keqe dhe e pashoqëruar me koment, gjë që tregon se Rabea ose nuk do t'i hedhë benzinë zjarrit, ose thjesht nuk ka asnjë pikë shqetësimi në trupin e saj për marrëdhënien e Mirit me Selinin. 

Përtej këtyre, Rabea shprehu hapur simpatinë për Stelinën, duke e pozicionuar të dytën në renditje dhe Malin në vend të fundit, për të cilin argumentoi se nuk e pëlqente fare.

REELS

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

🇦🇱 🔥 📸 xhoiskuta

E dini vet kujt duhet t’i bëni tag 🤓

🦩

Gruaja e Mirit renditi banorët e 'BBVA' dhe patjetër që të gjithë po prisnim radhën e Selinit