Showbiz

Gerta thotë se Gjestin e kanë bullizuar në “BBVA 4”: “Më dukej shumë e rëndë”

Gerta thotë se Gjestin e kanë bullizuar në “BBVA 4”:

Gerta Gixhari, e ftuar në “Ftesë në 5”, ka folur për përvojën në “BBVA 4”, bullizmin ndaj Gjestit dhe momentin kur ajo i hodhi shampanjë në sy ish-konkurrentit dhe fituesit të edicionit të katërt.

Ajo e cilësoi përvojën në këtë reality show si “të paharrueshme” dhe u ndal te bullizmi që sipas saj, të gjithë banorët i kanë bërë atij. Gerta theksoi se kjo situatë i dukej shumë e rëndë, duke qenë se është vetë nënë.

“Gjestin të gjithë e kanë bullizuar në shtëpi dhe mua më dukej shumë e rëndë, duke qenë se jam nënë. Tani bullizimi në shkolla është shumë i lartë dhe fëmijët hasin një problem shumë të madh. Historitë bullizuese unë i kam dëgjuar edhe jashtë asaj shtëpie. Nëse ka pasur pika që mua më kanë prekur shumë kanë qenë bullizimet. Në momentin që ai është bullizuar mua më ka ardhur për së brendshmi për ta mbrojtur”, u shpreh Gerta.

Gerta thotë se Gjestin e kanë bullizuar në “BBVA 4”:

Ajo dha mendimin e saj edhe për lojën e Gjestit brenda në shtëpi, duke u ndalur edhe te fakti që i hodhi pije alkoolike në sy. Kjo më tej, çoi skualifikimin e Gertës me Zarf të Zi. Gerta u rikthye në lojë pasi publiku, përmes televotimit, vendosi që ajo të vazhdonte lojën.

“Nga ana tjetër e gjithë situata me Gjestin është marrë më shumë seriozisht nga banorët e tjerë, duke hyrë në këto grackat e vogla dhe provokimet e vogla që bënte. Unë i konsideroja si lojëra fëmijësh, ndërsa banorët i morën shumë seriozisht. Ata nuk kishin mundësi që t’ia kthenin. Unë do preferoja që të qëndronim te lojërat e Gjestit dhe jo te serioziteti i tij si lojtar. Dhe kjo ishte e bukura te Gjesti, lojërat. Për çështjen e shampanjës, ishte jo që unë të bija në provokimin e Gjesti, por duke qenë se ai luante në këtë mënyrë, edhe unë luajta. Unë doja ta ktheja në lojë, nuk u nisa për ta lënduar”, tha ajo.

Gerta ishte një ndër konkurrentet më të diskutuara të këtij edicioni në “BBVA 4”. Ajo u eliminua pak para finales, duke humbur përballë Eglit, e cila u shpall finaliste.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Gerta says Gjesti was bullied at "BBVA 4": "It seemed very serious to me"

Gerta thotë se Gjestin e kanë bullizuar në “BBVA 4”:

Gerta Gixhari, invited to "Invitation at 5", spoke about her experience in "BBVA 4", the bullying towards Gjesti and the moment when she threw champagne in the eyes of the former contestant and winner of the fourth edition.

She described the experience on this reality show as "unforgettable" and focused on the bullying that, according to her, all the residents have done to him. Gerta emphasized that this situation seemed very difficult to her, given that she is a mother herself.

"Everyone bullied Gest at home and it seemed very serious to me, since I am a mother. Now bullying in schools is very high and children face a very big problem. I have also heard stories of bullying outside that house. If there were points that really touched me, it was the bullying. The moment he was bullied, I felt like defending him," Gerta said.

Gerta thotë se Gjestin e kanë bullizuar në “BBVA 4”:

She also gave her opinion on Gjesti's game inside the house, focusing on the fact that he threw alcohol in her eyes. This further led to the disqualification of Gerta with the Black Envelope. Gerta returned to the game after the audience, through televoting, decided that she should continue the game.

"On the other hand, the whole situation with Gjesti was taken more seriously by the other residents, falling into these little traps and little provocations he made. I considered them as children's games, while the residents took them very seriously. They had no way of getting back at him. I would prefer to stick to Gjesti's games and not to his seriousness as a player. And that was the beauty of Gjesti, the games. Regarding the champagne issue, it was not that I fell for Gjesti's provocation, but since he played that way, I played too. I wanted to get him back into the game, I didn't set out to hurt him," she said.

Gerta was one of the most discussed contestants of this edition of "BBVA 4". She was eliminated shortly before the final, losing to Egli, who was declared a finalist.