Showbiz

Gazetarja shqiptare tregon se si një gabim e çoi drejt suksesit

Gazetarja shqiptare tregon se si një gabim e çoi drejt suksesit

Sot, Juli Xhokaxhi, gazetare në ABC News, njihet për emisionet e saj me natyrë politike, por s’ka qenë gjithmonë ashtu. Ajo e nisi karrierën në Fier, në televizionet lokale atje. Intervistoi kosovarët që i largoheshin luftës, kërkonte ndihma për ta, madje në një pikë të karrierës, bëri dhe një emision për estetikën dhe një paradë mode me vajza gjimnaziste. Në fjalët e saj, pak nga të gjitha.

Kur erdhi në Tiranë, në redaksinë e Koha Jonë, u përball për herë të parë me politikën. Anila Basha, që zakonisht mbulonte këtë sferë të lajmeve, i rekomandoi kryeredaktorit, Aleksandër Çipës që të dërgonte “këtë të renë,” Xhokaxhiun, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Dhe ajo u bind.

“Kur erdha në Tiranë, s’isha marrë ndonjëherë me partitë e mëdha. Ishte momenti që eksperimentoja. I bëja të gjitha, jepja dhe lajmet. Dhe Basha që i thotë Çipës, të shkojë kjo e reja te mbledhja e grupit parlamentar të PS-së. Dhe Çipa më thotë ‘do shkosh ti, është mbledhja e grupit parlamentar të PS-së dhe do i bësh dhe një intervistë Arben Malajt.' Unë isha zero nga politika atë kohë. Zero fare. As e ndiqja, as e doja. Mbaj mend që kam shkuar dhe kam nisur tekstin e kronikës: ‘Sot në godinën e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste. E merr Basha tekstin që të rregullonte atë që kisha bërë unë, me dashamirësinë e saj. I thotë Çipës, ‘Shiko ç’ka bërë kjo, shiko.’ Dhe ai më thërret, më pyet ç’është ky tekst. I kërkova falje, s’kisha bërë ndonjëherë politikë. Basha tallej. Vetëm se pas asaj, e mora shumë seriozisht. Fillova të lexoja gazetat seriozisht,” tregon ajo.

Siç vijon të tregojë Xhokaxhiu, ndonjëherë bullizmi dhe vështirësia në punë të bën më të mirë. Jo rrallë, i është nevojitur të prezantojë lajmet pa koka, me kryeredaktorin që i shërbente si sufler pas kamerave.

“Edhe për diçka tjetër jam shumë mirënjohëse. Kur punoja te Koha, kishim vetëm një printer që s’punonte ose i prishej boja. Zakonisht kokat e lajmeve i bënim vetë, por Çipa donte t’i kalonte vetë. Ai vinte dhjetë minuta para lajmeve, ulej dhe bënte një poezi. Frymëzohej. I jepte print dhe ngaqë printeri s’punonte asnjëherë në rregull, printonte vetëm poezinë, 40 herë se aq letra kishte. Unë hyja në lajme në 3 pa çerek gjithmonë pa kokat e lajmeve. Pas kamerave, ishte Çipa që më thoshte ‘Nano sot, konferencë shtypi.” Dhe unë duhet ta bëja atë kokën, duhet ta kisha ndjekur. Më bënte renditjen. Ka ndodhur shumë herë dhe ishte një stërvitje që më ka bërë shumë mirë.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The Albanian journalist points out that one mistake made her successful

Gazetarja shqiptare tregon se si një gabim e çoi drejt suksesit

Today, Juli Jokaxhi, a journalist at ABC News, is known for her political shows, but that has not always been the case. She started her career in Fier on local television there. Interviewed Kosovars fleeing the war, seeking help for them, even at a career point, she also did an aesthetic show and a fashion parade with high school girls. In her words, little of it all.

When he came to Tirana, in the editorial office of Koha Jone, he first encountered politics. Anila Basha, who usually covered this area of the news, recommended to the editor-in-chief, Alexander Chipa, to send "this young woman," Xhokaxhiu, to the SP parliamentary group meeting. And she obeyed.

“When I came to Tirana, I had never dealt with the big parties. It was the moment I experimented with. I did it all, giving and the news. And Basha who tells Cipa, let this young woman go to the SP parliamentary group meeting. And Cipa tells me 'you will go, it is the SP parliamentary group meeting and you will do an interview with Arben Malaj. I was zero out of politics at the time. Zero at all. I neither followed nor loved her. I remember going and starting the text of the report: 'Today the Parliamentary Group of the Socialist Party convened in the building of the Albanian Parliament Presidency. Basha gets the text to fix what I had done, with her kindness. He says to Chip, 'Look at what he's done, look.' And he calls me, asks me what this text is about. I apologized, I had never done politics. Basha scoffed. Only after that, I took it very seriously. I started reading the newspapers seriously, ”she says.

As Jokaji goes on to show, sometimes bullshit and hard work make you better. Often, he needed to present the headless news, with the editor-in-chief serving as a behind-the-scenes cameraman.

“I am very grateful for something else, too. When I was working with Time, we only had one printer that was out of order or inks. We usually made news heads on our own, but Chip wanted to go through them himself. He would come ten minutes before the news, sit down and write a poem. Inspired. He used to print and because the printer never worked properly, he only printed poetry, 40 times as many papers. I got into the news at 3 no quarter always without news heads. Behind the cameras, there was Chip telling me 'Nano today, press conference.' And I had to make it head on, I should have followed. It made me rank. It happened many times and it was an exercise that did me a lot of good. ”