
Dafina, nënë për herë të parë!
Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka zbuluar edhe emrin e bebushit.
Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji kanë vendosur të quajnë djalin e tyre, Daskan.
Ata zbuluan edhe kuptimin e emrit, përmes një komenti në Instagram:
”Daskan – Emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër, është krenari, është gjak ilir”, shkroi Kreshniku në Instagram.
Genta Gjalpi është në pritje të ëmbël!
Blogerja dhe ish-banorja e “Big Brother 5”, Genta Gjalpi, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është në pritje të një fëmije! Në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, Genta ka publikuar disa foto krah partnerit të saj, Arbrit, me barkun e rrumbullakosur. Në mbishkrim ajo përshkruan emocionin dhe mirënjohjen në këtë kapitull të ri të jetës:
“Do doja të shkruaja diçka, por s’po më vjen asnjë fjalim në mendje. Zoti po më jep atë që doja më shumë dhe jam falenderuese pa masë. Falenderoj shumë të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar afër këto 4 muaj.”
Amber reagon pas fjalisë “femër lind, nuk bëhesh”
Amber, ish-banorja e edicionit të katërt të "Big Brother VIP Albania", ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj një gruaje që sipas saj i kishte thënë “femër lind, nuk bëhesh”.
Ajo reagoi përmes një Instastory, ku u shpreh:
“Mirëmëngjes të gjithëve, sot mëngjesin e kemi filluar pak keq. Një femër, një grua, më tha ‘femër lind, nuk bëhesh’. Dakord. E para, unë feminilitetin nuk ia kam vjedhur asnjë femre në rruzullin tokësor. E dyta, e thënë nga një femër është e shëmtuar. Dhe e treta, nëse kjo femër mendon kështu, mund të sjellë burrin e saj, ta takoj. Dhe nëse burri i saj do të kthehet më në shtëpi, unë do të bëhem prapë burrë.”
Gjatë pjesëmarrjes në "BBVA", Amber rrëfeu sfidat e tranzicionit të saj gjinor, duke treguar se vendimi për t’u bërë ajo që donte i kushtoi prishjen e marrëdhënieve me familjen dhe mbylljen e biznesit në Shqipëri. Ajo tha se në një moment të vështirë, kur lajmëroi familjen për tranzicionin, u përball me refuzim dhe ftohje, madje iu kërkua të hiqte mbiemrin e familjes.
Genta Ismajli dhe Luana Vjollca, në një bashkëpunim!
Të gjitha vitet ku vuanim për një dashuri, edhe pse s’kishim fare të dashur na u rikthyen me postimin ku Genta Ismajli lajmëroi një projekt të ri muzikor, por supriza është se do të vijë në një bashkëpunim me Luana Vjollcën!
“Së shpejti”, u shpreh këngëtarja në postim, ndërsa ajo dhe Luana kanë berë repost të njëjtat foto nga sheshxhirimet e klipit të ri.
Arbana ka një përgjigje për “lezetin e rrudhave”
Arbana Osmani, përmes disa pyetjeve-përgjigjeve në rrjetet sociale, foli shkurt e qartë për atë që rëndom quhet “lezeti i rrudhave”.
“A mendon se edhe rrudhat kanë lezetin e vet?”, e pyeti dikush moderatoren dhe ajo u përgjigj:
“Të them të drejtën, jo. Nuk mendoj që rrudhat kanë ndonjë ‘lezet’ dhe do kisha dashur që si unë, si mamaja ime, si gjyshja ime të mos kishim (pasur) rrudha.”
Arbana tregoi edhe një detaj personal ku tha se i lutet shpesh mamasë të bëjë botox, por ajo nuk pranon.
“I mban rrudhat e saj me shumë dinjitet dhe shumë mirë bën, por kjo është larg nga 'lezeti',” tha ajo, duke treguar se e çmon vendimin e mamasë, por nuk është se i jep asaj domosdoshmërisht ndonjë vlerë të shtuar.
Arbana tregon se do të kthehet me 2 projekte!
Arbana Osmani, në një intervistë për “Prive”, rrëfeu planet e ardhshme për rikthimin e saj në ekran. Ajo tregoi se në shtator do të rikthehet me “Mirëmbrëma yje”, gjithashtu edhe me një projekt tjetër.
“Mirëmbrëma yje”do të rikthehet në shtator dhe po e zbuloj për ju që do të ketë edhe një projekt tjetër. Pra, do të ketë 2 projekte, të dyja në YouTube”.
Jonida Vokshi flet për mungesën e të atit
Jonida Vokshi humbi të atin në tetor të vitit 2024 dhe ka folur për një prej dhimbjeve më të mëdha në jetën e saj, në një postim në Instastory. E pyetur nga një ndjekëse se si e përjetoi humbjen e të atit, moderatorja u shpreh:
“Ende nuk jam pajtuar me faktin, ende nuk jam vërtet e vetëdijshme. Ka momente që e ndiej që ka ndodhur vërtet dhe ato janë momentet më të vështira”.
Më tej, ajo vijoi:
“Por, vazhdoj jetoj me të, tregoj historitë e tij kudo. Është proces, më i vështiri në botë, por jetësor. Dhemb, por të jep forcë të luftosh që ai të jetë krenar për ty, prej nga kudo të sheh e të ruan”.
Përmes një fotoje, kuptuam se Fifi dhe Adis Patushi nuk janë ndarë
Prej ditësh, është përfolur për një ndarje të mundshme mes Fifit dhe partnerit të saj, Adis Patushi. Shkak u bënë postimet e tyre të koduara, që krijuan një valë dyshimesh. Mirëpo, një foto që ka qarkulluar së fundmi, ku duket Fifi duke performuar në skenë dhe prania e Adisit në prapaskenë, duket se i hedh poshtë këto dyshime.
E para që solli aludimet për një ndarje ishte vetë Fifi. Në llogaritë e saj në rrjete sociale, Fifi shpërndau disa video me tone të thella dhimbjeje e zhgënjimi që dukej se i drejtoheshin partnerit të saj. Për më tepër, ajo kishte fshirë të gjitha fotot me Adisin nga profili i saj në Instagram.
Edhe Adisi nga ana tjetër, ndau me ndjekësit vargje të poetit Agim Doçi, që nënkuptonin gjithashtu ndjesi vetmie dhe dukeshin si një kundërpërgjigje ndaj Fitit.
Sherri Anaidi – Gjesti – Egli
Kemi një dramë të re! Anaidi, përmes një postimi në Instagram, shprehu një analogji ku një “plak i urtë” këshilloi Gjestin dhe Eglin që ta luanin kartën e çiftit të momentit dhe ta mbanin publikun të përditësuar me ndonjë këngë tek-tuk.
“Egli dakordësoi, ndërsa Gjesti tha “jo”, pretendoi Anaidi, duke zbuluar se Gjesti është një një lidhje. Më tej, erdhi edhe reagimi i Gjestit, i cili i drejtohet Anaidit, duke i thënë që të mos flasë shumë pa lidhje.
Egli u zgjua dhe publikoi një shprehje në Instastory, në të cilën thuhet se një mbretëreshë nuk lëviz nga froni për t’u marrë me “fshatarët” që i hedhin gurë.
Anaidi thotë se Gjesti është treguar mosmirënjohës dhe hipokrit.
“Jetojmë në një botë ku njerëzit më sulmojnë me gjithçka kanë, vetëm e vetëm që të mos dëgjohet apo të deformohet e vërteta! Çdo gjë që kam shkruar ka ndodhur, prandaj ka djegur kaq shumë, dhe jo vetëm aq.
Më tej, ai thotë se Gjesti po përdor Eglin sërish për të mos humbur famën dhe koncertet, ndonëse fillimisht refuzoi të bashkëpunonte me të, ndonëse menaxherët ia kërkuan.
“Unë shkrova një fabul, pas së cilës qëndron një histori e vërtetë në hotel "Sheraton" me 5 dëshmitarë: unë, Egli, Gjesti, një shok dhe menaxheri. Një postim në lidhje me Big Brother-in ia kam çuar njërit prej tyre, ku i kam treguar rrugën që duhet të ndiqnin të dy, atëherë që ishin ‘bashkë’, dhe sot… për servilizëm, famë, lekë, dalin publikisht ta mohojnë atë që kam shkruar.
Meriton Mjekiqi dhe i vëllai shpallen në kërkim nga policia e Kosovës
Prej ditës së djeshme, ka qarkulluar lajmi se moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania” 3, Meriton Mjekiqi, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës.
Sipas raportimeve të para të Klan Kosovës, Mjekiqi dhe vëllai i tij dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt fizik që ka ndodhur disa ditë më parë, ku ka mbetur i lënduar një 29-vjeçar. Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor” dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia ka bastisur banesën e tyre në Kosovë, por as Meriton Mjekiqi dhe as vëllai i tij nuk janë gjetur në vendngjarje.
Buta në një lidhje të re?
Duket se Buta po shkruan një kapitull të ri në jetën e tij personale – dhe jo, nuk është këngë e re. Pas ndarjes nga partnerja Fjolla, me të cilën ka edhe një vajzë, reperi është parë shpesh në shoqërinë e një vajze të re e cila thuhet se quhet Dea.
Sipas burimeve të “Prive”, Buta dhe Dea janë parë bashkë në ambiente nate si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë. Më shumë se thjesht miqësi? Ata janë shfaqur të afërt dhe të qeshur, aq sa nuk vonuan thashethemet për një romancë.
Këto aludime vijnë vetëm pak javë pasi u raportua se marrëdhënia mes Butës dhe Fjollës, partneres me të cilën ka edhe një vajzë, Irinën, po kalonte një periudhë të vështirë. Në maj 2025, burime për “Prive” thanë se çifti po përjetonte një krizë, gjë që reflektohej edhe në rrjetet sociale, ku kishin hequr njëri-tjetrin nga miqtë, si dhe kishin fshirë fotot.
Besa Kokëdhima do të martohet së shpejti
Këngëtarja Besa Kokëdhima është më e dashuruar se kurrë. Të paktën, kështu u shpreh në një intervistë për emisionin “Goca & Gra”.
“Kuptimi i jetës është dashuria për mua”, tha Besa. Madje, ajo bëri të ditur se shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë e saj.
“Themi se së shpejti do të kemi dasmë. Sa i takon fustaneve, do të kemi shumë dizajne. Unë jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më ngelë gjë peng”, u shpreh ajo.
Ledri flet për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin
I ftuar në podcast-in "Inspire", nga Alketa Vejsiu, Ledri theksoi se nuk e shqetësojnë aludimer se Sara ka vazhduar jetën, madje shtoi se ajo duket shumë e lumtur me Erikun.
Nga ana tjetër, ai shtoi se dëshiron që ajo të jetë e lumtur, kjo për shkak të mirëqënies së vajzës së tyre, Poem Blu.
“Sara më duket shumë e lumtur me atë djalin. Për mua është e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe vajza jonë është e lumtur. Për mua vajza është më e rëndësishmja,” tha reperi.
Ledri flet për marrëdhënien me Xhensilën
Në 5 pyetje të bëra nga Alketa Vejsiu, Ledri u përpoq me shumë mund që t’i shmangte të gjitha. Që nga: kimia në skenë, nëse është single, e ka ndihmuar Xhensilën të kalojë divorcin nga Bes Kallaku, etj, këtu do të gjesh pyetjet dhe përgjigjet e Ledrit.