
Mimoza Ahmeti, e ftuar në “Goca dhe Gra”, pati disa momente në të cilat dukshëm, i la pa tekst moderatoret. Një prej momenteve ishte kur nuk pranoi t’i jepte autograf Egla Cenos, e cila iu afrua me libër në dorë, për t’i marrë një nënshkrim poetes.
Mimoza i tha se librat i “kishte për punë” dhe se nuk mund t’i jepte një autograf. Ajo më tej vijoi se nuk dhuronte libra, pasi që ta bënte diçka të tillë, personi tjetër duhet të kishte bërë “të pamundurën për të”.
“Më fal, ky është libri që solla unë? I kam për punë. Mua më ikin kopjet shumë shpejt dhe duhet të mbaj diçka për vete. Kam për të ikur në Gjermani pas disa ditës, nuk do shkoj të blej libra. Do i lexoj. Nuk dhuroj libra. Dikush duhet të ketë bërë të pamundurën që unë t’i dhuroj libra”, u shpreh ajo.
View this post on Instagram
Pas këtij momenti, Egla ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku është shprehur:
“E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos u kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne - si retë, si mjegulla, si keqkuptimi”, e nis me ironi Egla deklaratën.
Mandej, shton:
“Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime (e ëma e Eglës ka pësuar ishemi, sipas njoftimit të aktores në Instagram), sepse… le të themi që ti e meriton! Moza e dashur, të ndoqa me kureshtje naive (impenjimi do kishte qenë i tepërt) gjatë intervistës që më ra për pjesë të të bëj, ku erdhe bashkë me librin tënd, plot 5 kopje, ndoshta për ta treguar, ndoshta për ta lexuar, ndoshta thjesht për të pasur diçka që të mbash në dorë”.
Egla thotë se bëri një akt njerëzor, ku iu afrua për të marrë një autograf, por që as nuk u habit dhe as nuk ndjeu keqardhje për reagimin e Mimozës:
“Unë në një akt njerëzor t’u afrova me stilolaps në dorë, me lutjen e heshtur të një lexuesi që kërkon një dedikim dhe ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz. E pra, Moza e madhe, nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor? Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narcizmi të veshur me “poezi” dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot”.
Egla e përmbyll reagimin, duke thënë se Mimoza nuk e la si pemë, por si dikë që nuk i dha autograf:
“Ti nuk më le dot si “pemë”, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete. Me përshëndetje të përmbajtura, (nga) një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi”.