Njihuni me Shalom Nchom ose ndryshe Shalom Blac, një 23-vjeçare nga Nigeria. Kur ishte 9 vjeç, si pasojë e një aksidenti në dyqanin e prindërve, Shalom u dogj me vaj të nxehtë. Ajo pësoi djegie të rënda në kokë, fytyrë dhe qafë.
Përveç shëndetit fizik, Shalom më pas u përball me bullizmin ekstrem në shkollë. Ngacmimi u bë aq i vazhdueshëm sa në një moment, ajo tentoi të vriste veten.
“Më kujtohet një ditë kur mora një thikë, shkova në banjë dhe pyesja veten se pse njerëzit nuk më pëlqejnë. Pse më quajnë përbindësh?” – është shprehur ajo në një intervistë për Cosmopolitan.
Shalom u frymëzua nga Talia Joy (Talia Castellano, youtube-r amerikane), një vajzë e re që është përballur me kancerin dhe kështu vendosi të hapte kanalin e saj në YouTube, ku postonte vazhdimisht video teksa bënte grim.
“Nëna ime gjithnjë më thoshte se unë kam një qëllim. Nuk u dogja rastësisht. Zoti kishte një tjetër plan për mua[...] Kthejini gjërat që s’ju pëlqejnë tek vetja në diçka të bukur dhe një ditë askush s’do t’u thotë dot asgjë. Bëni ç’të mundemi që të ndiheni të lumtur.”
Momentalisht Shalom Blac ka më shumë se 667 mijë ndjekës në Instagram dhe më shumë se 1 milion e 223 mijë subscribers në kanalin e saj në YouTube. Historia e blogeres është një kujtesë për të dashur veten, pa marrë parasysh rrethanat.
View this post on Instagram