Në një video të gjatë jo më shumë se 20 minuta, rrëfehet shkurtimisht si nisi dhe si përfundoi në dasmë historia e Gjikos me Elitën. “Për ne ishte befasi, për të gjithë ishte befasi pasi nuk kishte asnjë sinjal se do të ketë një fejesë,” janë fjalët e babait të Elitës.
Prindërit e Gjikos rrëfejnë se edhe për ata ka qenë e prapritur dhe propozimin e kanë marrë vesh për herë të parë në 25-vjetorin e Elitës, ku ndodhi edhe surpriza e madhe: Reperi u ul në gjunjë!
Më pas, gjërat vijuan normalisht. Filluan provat e fustanit, zgjedhja e modelit të flokëve, ftesat e dasmës, përgatitjet e fundit etj, etj, etj...dhe në fund, ceremonia e madhe.
Sigurisht që Gjiko mbeti Gjiko.

Në fund, gjithçka mbyllet me fjalët:
Elita: “Faleminderit ty, që më ke dhuruar një natë të paharrueshme.”
Gjiko: “Hala s’ka mbaruar nata!”
Për detajet e tjera, ndiqni videon: