Ka diçka që e bashkon portierin e Partizanit me Çiljeta Xhilagën. Fotot që ai ka postuar në Instagram me të, si edhe fanella që ai i ka dhuruar me mbiemrin e tij 'Hoxha', kanë ngjallur dyshime. Gjithashtu Çiljeta është parë në shkallët e stadiumit duke ndjekur një ndeshje të Partizanit, ku luante Alban Hoxha.
Ndonëse futbollisti i njohur nuk është prononcuar, vetë Çiljeta e ftuar në Top Show ka mohuar të ketë një marrëdhënie me të. Ajo ka thënë se përtej miqësisë, nuk ka asgjë më tepër midis të dyve. 'Po të kisha diçka më tepër për jetën private, do ta thoja', ka thënë ajo. Pak ditë më parë, ajo ka treguar se është dikush që i pëlqen.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.