Metropolitan

Filmi që mund të thyejë mallkimin për Leonardo DiCaprio-n!

Shumë filma i vendosin ngjarjet në vitet 1800 në kërkim të autenticitetit. Duke kërkuar mbështetjen e ekspertëve, për t’a shëmbëllyer aq mirë atmosferën e asaj periudhe, sa shikuesi të besojë se ndodhet në atë kohë, këto filma po bien pa dashur në përësritje të njëri-tjetrit. Deri aty sa, është e vështirë tanimë që një film ngjarjet e të cilit vendosen në vitet 1800, të sjellë diçka të re që të tërheqë publikun. Por më pas Alejandro Gonzalez Inarritu realizoi ‘The Revenant’, duke dëshmuar se ende ka mundësi për filma të mirë për vitet 1800, dhe se ai është padyshim një prej regjisorëve më të mirë sot për sot. Ai kthehet pas një Oscar-i si regjisori më i mirë me filmin ‘Birdman’, filmi më i mirë i Oscar-eve për vitin 2015. Inarritu mund të jetë fituesi i sfidës kokë më kokë me regjisorët e filmave të tjerë të Oscar-eve 2016.

 “The Revenant’ (I rikthyeri) është një kryevepër kinematografike, i dhunshëm deri në përulje, e njëherazi aq i bukur sa s’mund t’ia heqësh sytë. Në këtë film, DiCaprio luan rolin e një kryetari të skautëve, i cili niset bashkë me të birin në kërkim të kafshëve me gëzof, së bashku me një grup gjuetarësh të tjerë. Domhnall Gleeson luan rolin e kapitenit të ekspeditës, ndërsa Tom Hardy është vendosur në rolin e një tregtari të pangopur gëzofi i cili kundërshton gjithçka bëjnë kryetari dhe kapiteni i skautëve. Hugh Glass, personazhi i Leo DiCaprios, kafshohet nga një ari të cilit i shpëton duke u hequr si i vdekur. Ai niset në kërkim të grupit të skautëve, të cilët e kanë lënë pas të vetëm. Duket si një histori e zakonshme hakmarrjeje, por në të vërtetë është më tepër se vetëm kaq.

Është një ekranizim i romanit me të njejtit titull yë shkrimtarit Michael Punke. Qëllimi i regjisorit Inarritu, ka qenë t’a realizojë duke përdorur sa më pak efekte kompjuterike që të ishte e mundur. Filmi është xhiruar në dritën e ditës pra, pa prozhektorë, në vende të Kanadasë dhe Argjentinës. E megjithatë, ka skena ku duket se vendet janë me të vërtetë të pashkelura prej njeriut. Ai do të shfaqet në ekranet e kinemave botërore më 8 janar. Kritikët na thonë të shkojmë t’a shohim dhe, duhet t’i besojmë pasi ata i njohin mirë këto gjëra!
Burimi: BussinessInsider; Përshtati: Genta Hodo

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----filmi-qe-mund-te-thyeje-mallkimin-per-leonardo-dicaprio-n