Lifestyle

Fenomeni më i ri shqiptar: Vajzat shqiptare kërkojnë djem serbë

“Vajzat e ardhura nga Shqipëria kanë deklaruar se do të provojnë fatin e tyre në dashuri. Ato kanë ardhur në Serbi që të lidhen me ndonjë djalë serb nëse ai plotëson kushtet që duan”kështu shkruajnë mediat serbe për fenomenin “ballkanik”.

Klan Kosova raporton se dy agjencitë, njëra nga Shkodra dhe tjetra nga Beograd,i kanë organizuar me rastin e festës së Shën Vidit (Vidovdanit), një udhëtim për dhjetëra vajza nga rajone të ndryshme të Shqipërisë. Vajzat kanë mbërritur në krahinën e Rashkës në Serbi, me qëllim që të njihen me djem të pamartuar serbë nga kjo trevë. Ky nuk është një fenomen i ri, pasi kjo njohje midis vajzave nga Shqipëria dhe djemve nga Serbia ka mbi 8-vjet që është kthyer në një traditë. Agjencitë e specializuara organizojnë udhëtimet, takimet dhe lidhjet në këmbim të një vlere të caktuar monetare.

Një praktikë e tillë ka nisur të aplikohet vitet e fundit në Ballkan, mirëpo në shtetet e Europës perëndimore dhe të SHBA-ve, është tashmë një gjë e zakonshme. Agjenci të këtij lloji organziojnë gjatë gjithë kohës jo vetëm martesa, por vendosin në kontakt edhe vajza të reja me meshkuj më të mëdhenj, por të pasur.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb