Relationships

Fëmija i parë, i dytë apo i tretë? Ja me kë duhet të martoheni bazuar tek rradha e lindjes

Fëmija i parë, i dytë apo i tretë? Ja me kë duhet

Të gjesh partnerin e duhur mund të jetë sfidë më vete. Dhe psikologët, si për të na i bërë gjërat më të vështira, kanë zbuluar se rradha sipas të cilës kemi lindur ka shumë rëndësi kur zgjedhim personin e zemrës.

Nëse jeni fëmija i madh:

Kombinimi më i mirë: Fëmija i vogël

Kombinimi më i keq: Një tjetër fëmijë i madh

Sipas një studimi të zhvilluar në 3000 familje, gjasat janë shumë të mëdha që martesa juaj të jetë e suksesshm nëse ti je fëmija i parë në familjen tëndë që martohet me fëmijën e vogël të familjes tjetër. Kjo sepse ‘të kundërtat tërhiqen’. I pari i mëson të fundit gjërat e vogla që lidhen me mënyrën e organizimit, ndërsa fëmija i fundit ndihmon për të qetësuar atmosferën dhe kujton partnerin të mos marrë gjërat aq seriozisht. Kombinimi më i mirë i mundshëm është gruaja si fëmija më i madh dhe burri i vogli, pasi nevojat e tyre janë në harmoni me njëra tjetrën. Fëmija i parë me një tjetër fëmijë të parë do të ‘përplaseshin’ sepse janë të dy perfeksionistë dhe duan t’i bëjnë gjërat sipas kokës së tyre.

Nëse jeni fëmija i mesit:

Kombinimi më i mirë: Fëmija i vogël

Kombinimi më i keq: Një tjetër fëmijë i mesit

Fëmijët e mesit nuk komunikojnë shumë mirë dhe kjo cilësi e tyre përkeqësohet dyfish nëse do të lidheshin me një tjetër fëmijë të mesit. Ata nuk përballen me njëri-tjetrin për të diskutuar rreth ndjenjave , sepse mendojnë që nuk ia vlen tensioni dhe në këtë mënyrë akumulojnë ndjesitë e tyre. Fëmijët e mesit janë të aftë të ndërtojnë një martesë të gjatë, sepse rriten duke mësuar sit ë bëjnë kompromisa dhe të negociojnë me vëllezërit dhe motrat e tyre. Kombinimi më i mirë i fëmijëve të mesit është me fëmijët e vegjël, pasi këta të fundit janë më të shoqërueshëm dhe të komunikueshëm. Fëmijët e mesit nuk ndihen të kërcënuar nga vëllezërit apo motrat më të vegjël, prandaj dhe komunikimi në çift i këtij kombinimi do të ishte më i mirë.

Nëse jeni fëmija i vogël:

Kombinimi më i mirë: Fëmija i madh

Kombinimi më i keq: Një tjetër fëmijë i vogël

Dy të vegjëlit në një marrëdhënie janë kaotikë. Fëmijët e vegjël kanë tendencën të hyjnë në telashe financiare në një martesë dhe imagjinoni çfarë mund të ndodhë nëse në një marrëdhënie të dy shpenzojnë shumë. Fëmijët e vegjël gjithashtu kanë tendencën t’ia hedhin fajin tjetrit, prandaj nuk do të ishte e shëndetshme në një raport nëse të dy personat fajësojnë njëri-tjetrin për gjithçka. Prandaj partneri ideal për një fëmijë të vogël, do të ishte fëmija i madh. Kaq e thjeshtë është, të gjithë plotësojnë boshllëqet e njëri tjetrit.

Burimi: The Independent

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb