
Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë fejuar në një ceremoni intime, ditën e djeshme, 11 tetor 2025, në Ksamil. Lajmin e konfirmoi edhe vetë Oborri Mbretëror Shqiptar, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të princit Leka në Instagram.
“Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me zonjushën Blerta Celibashi. Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë”, shkruhet në postim.
Familja mbretërore ndau lumturinë me shqiptarët dhe shprehu mirënjohet e saj për urimet e përzemërta që mori fejesa e princit dhe fotografes Blerta Celibashi.
View this post on Instagram
Princ Leka dhe Blerta kanë qenë shpesh në qendër të kritikave për marrëdhënien e tyre, veçanërisht pas ndarjes së princit nga Elia Zaharia. Por, ata të dy kanë rrëfyer për “Mirëmbrëma Yje” se si qëndron e vërteta e marrëdhënies së tyre dhe madje, Leka ka thënë se e para që e mori vesh për lidhjen e tyre ka qenë pikërisht Elia, ndërsa Blerta theksoi se ajo s'ka qenë kurrë shoqe me Elian.