
G Bani ka vetëm lajme shokuese! Reperi ka njoftuar përmes një postimi në Instastory se do të tërhiqet nga konkurrimi i tij në “Kënga Magjike”. Ai dha si arsye mospërfshirjen e pjesëmarrjes së tij në spotin publicitar të festivalit, duke vijuar se është ai që është dhe nuk do të ndryshojë:
“Për arsye të mospërfshirjes së pjesëmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të “Këngës Magjike” në TV Klan, po e anuloj konkurrimin tim në festival. Unë ky jam, dhe nuk dua të ndryshoj. Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj”, u shpreh reperi.
Më tej, bëri me dije se nuk do të tolerojë sulmet personale që vijnë nga komentuesit dhe kolegët e tij.
“Nëse dikush nga publiku apo nga faktorët e mediave iluzionon se do toleroj sulme personale nga publiku apo kolegët, për hir se krijoj art, gabon”.
G Bani ka fshirë postimet e këngës nga festivali nga rrjetet sociale.