Metropolitan

Çfarë mund t’i ndodh Kim Kardashian?

Kim Kardashian, Kendall Jenner, Miley Cyrus, Emma Watson, Angelina Jolie, Kristen Stewart, Madonna dhe Gwyneth Paltrow janë bërë fytyrat e një projekti shumë të fuqishëm të artistit dhe aktivistit aleXsandro Palombo si një mënyrë për të ndaluar dhunën në familje. Ai i ka fotografuar ato me sy të nxirë dhe fytyrë të vrarë për të sjellë në vëmendje se asnjë femër nuk është e paprekshme nga dhuna në familje. Palombo vendosi që të përdorte aftësitë e tij në një mënyrë të ndryshme për t’i kthyer fotot e këtyre personazheve në viktima për “Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e dhunës”. 

Pamjet janë të rënda për t’u parë pasi këto fytyra të bukura nuk jemi mësuar t’i shohim në këtë gjendje, por kjo mund të provojë që asnjë nuk është i paprekshëm nga dhuna në familje. Teksti në çdo foto thotë: “Jeta mund të jetë një përrallë nëse thyen heshtjen. Asnjë femër nuk është e paprekshme nga abuzimi në familje. #Stopviolenceagainstwomen”

Palombo shpjegoi se: “Bashkëpunëtori më i madh i dhunës është heshtja. Një heshtje që çdo vit vret dhe shkakton më shumë paaftësi sesa aksidentet ose sëmundjet. Dhuna në familje është një kancer që nuk njeh kufij dhe status social, ajo mund të prek këdo edhe një njeri të zakonshëm edhe një të famshëm. Për ta luftuar duhet ta nisim me rritjen e vetëdijes për Respekt dhe Barazi. Secili prej nesh duhet të bëj pjesën e tij për të rritur vetëdijen dhe për të ndryshuar gjerat.

Polombo është njohur si një artist që ka marrë përsipër dhe herë të tjera të ndërgjegjësojë njerëzit me fushata të tilla.

Burimi: Daily Mail; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb