Fokusohuni në zonën rreth vaginës
Ndërkohë që vagina në brendësi ka një mekanizëm të shkëlqyer për pastrimin e vetvetes, pjesa e jashtme (vulva), ka nevojë për përkujdesjen tuaj.
Nuk keni pse të blini një larës special
Produktet e higjenës si larësit e trupit, kanë përgjithësisht një nivel pH-i më të lartë se ai i vaginës suaj gjë që mund të shkaktojë irritime, kruarje ose aromë të pakëndshme. Sugjerohen sapunët pa aromatizues pasi lëndët që u japin atyre aromën e mirë, mund të shkaktojnë irritime. Për më tepër sapunët në formë të ngurtë janë zgjedhje më e mirë sepse nuk kanë nivele aq të larta alkoholi në përbërje. Jini të vëmendshme ndaj irritimeve, tharjes së lëkurës ose ndryshimeve në shkarkime, pasi këto mund të jenë shenja se ju nevojitet në sapun më delikat.
Lahuni vetëm një herë në ditë
Larja një herë në ditë është e nevojshme për eleminimin e mbledhjes së djerëses dhe sekrecioneve. Por larja më shpesh se kaq, mund të çrregullojë balancën delikate të zonës vaginale. Kur vjen puna tek metodat, nuk sugjerohet përdorimi i sfungjerëve të ashpër që mund të shkaktojën çarje të vogla dhe t’ju ekspozojnë ndaj infeksioneve.
Mos bëni dushe vaginale
Një gabim që haste shpesh. Çështëja është se në brendësi të vaginës, ka baktere të mira dhe të këqija. Duke pastruar muret e brendshme të vaginës, ju i eleminoni të dyja këto dhe bakteret e këqija kanë më shumë mundësi për të sulmuar vaginën tuaj duke sjellë infeksione të ndryshme.
Burimi: Women's Health