Kylie Jenner, ka lënë të kuptohet se reality që e bëri të njohur familjen e saj në mbarë botën, “Keeping Up With The Kardashians” mund të anullohet. “Një ditë do t’i vijë fundit, kjo gjë dihet. Unë tani dua të fokusohem tek linja ime kozmetike, sepse ajo është prioriteti im dhe padyshim që nuk do të jem më pjesë e ndonjë programi tjetër në televizion,” ka thënë 18-vjeçarja.
“Keeping Up With The Kardashians” është trasmetuar për 11 sezone, që prej vitit 2007 dhe sipas Kylie-t, reality mund të jetë mbyllur përfundimisht përpara se ajo të ketë mbushur 20-vjeç. Ajo ka lënë të kuptohet se pas një viti, reality nuk do të shfaqet më. Anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë dhënë asnjë koment rreth kësaj teme.
Burimi: HollywoodLife/ Përshtati: Mikaela Brokëri