Showbiz

Çfarë bëri Almeda që zemëroi vajzat e botës?

Asgjë! Thjesht doli për herë të parë në foto në Instagramin e të dashurit të saj prej 2 vjetësh, Tolgahan Sayışman. Aktori i famshëm turk, theu shumë zemra kur vendosi për herë të parë që të shprehte publikisht në prag Shën Valentini dashurinë e tij për shqiptaren e bukur Almeda Abazi.

Aktualisht çifti ndodhet me pushime në Romë. Në Instagramin e saj, Almeda ka postuar foton e tyre së bashku dhe ka shkruar “I love you” (Të dua shumë)”. Ndërkohë Tolgahan ka postuar një tjetër foto të të dyve me diçiturën “I lindur për fat të mirë, edhe atje”.

Kjo foto është komentuar gjatë nga ndjekësit e tij. Një pjesë e mirë e komentuesve kanë shprehur pakënaqësinë për këtë lidhje dhe një pjesë tjetër më e vogël i kanë uruar. “A ke nevojë për ndonjë lupë, pasqyrë të madhe apo syze? Hapi sytë, ti meriton më shumë se kjo,” ka komentuar njëra prej tyre. Një tjetër që mesa duket mendon se Tolgahan do t rri përjetësisht beqar i kërkon llogari "Pse na tradhtove?!" Shumë prej fansave vazhdojnë shprehin simpatinë e tyre për ish-të dashurën e Tolgahan, Amine Gülşe, "Miss Turqia 2014": “Amine është më e bukur dhe natyrale”. Që në fillim, ndarja e tij me Amine (dy vjet më parë) dhe lidhja e re shumë e shpejtë me Almedën nuk u prit mirë nga publiku atje. 

Por çifti është shumë i dashuruar, madje Almeda, gjatë netëve finale të"Kënga Magjike" ku erdhi si prezantuese, e shprehu publikisht dhe shpesh dashurinë për Tollgën, me të cilin komunikonte gjatë gjithë kohës jashtë provave. 

Njerëzit të thonë ç'të duan në Instagramin e aktorit, ne themi që Almeda dhe Tollga shkëlqejnë bashkë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb