Këtë të premte (dje, 11 tetor) Dua Lipa performoi në Festivalin e 20-të të “The New Yorker” në Manhattan. “The New Yorker Festival” është një event që organizohet çdo vit (kryesisht në tetor) nga revista elitare, The New Yorker, që bën bashkë emrat aktualë më të njohur të artit apo politikës. E zgjedhura e këtij viti e prestigjiozes amerikane ishte këngëtarja shqiptare!
Gjatë bisedës me Amanda Petrusich, pjesë e stafit të revistës prestigjioze, Dua tregoi se ç’është për të liria.
“Të marr vendime për të drejtat e mia. Të jem në gjendje të vendos çfarë bëj me trupin tim, me zgjedhjet e mia, me opinionet që unë kam. Liria për mua është të mbështesim njëra tjetrën dhe të lëmë që secili të thotë atë që mendon.”- u shpreh ndër të tjera këngëtarja e cila shtoi se nuk humbet asnjë rast për t’i treguar njerëzve që vjen nga Kosova.
E pyetur se kush nga artistët shqiptarë e frymëzon më shumë, emri i parë që përmendi ishte ai i të atit, Dukagjin Lipa. Më tej, burime për Anabel.al bëjnë me dije se gjatë kësaj kohe dikush nga publiku përmendi emrin e Elvana Gjatës.
Dua nuk vonoi të reagonte për ta pohuar dhe tha: “Po, Elvana Gjata gjithashtu. Është shumë e mirë!”
View this post on Instagram
Më tej, fituesja e 2 çmimeve Grammy performoi diçka nga projektet e reja muzikore dhe zbuloi se albumi i saj i ri pritet të dalë gjatë vitit të ardhshëm.