Ndarja e Miley-it nga Liam ishte lajmi i fundit që prisnim këtë verë, por ja që ndodhi në më pak se 1 vit martesë.Që nga ditë kur ndarja u bë publike kanë ndodhur kaq shumë gjëra!
Miley u fotografua duke u puthur me një vajzë, Liam i uroi publikisht lumturi dhe së fundmi, Cyrus publikon këngën “Slide Away” që duket se i dedikohet ish-partnerit.
Gjithsesi, përveç fansave ata që s’duan ta shohin çiftin të ndarë janë familjarët e tyre. Burime pranë E!Neës bëjnë me dije se familjet përkatëse i kanë kërkuar çiftit të mendohen mirë para se të marrin një vendim final.
Të dyja palët duket se janë po aq të shokuar dhe të trishtuar sa gjithë të tjerët.
Sa do ta marrin parasysh kërkesën e familjarëve e dinë vetëm ata, por ka ende një fije shprese në horizont. Miley dhe Liam s’kanë ndërmend të firmosin ndonjë divorc tani për tani.