Metropolitan

Facebook prezanton opsionin për njohje

Facebook prezanton opsionin për njohje

Facebook njohtoi së fundmi shërbimin më të ri të platformës, që për momentin është aktiv vetëm në Amerikë. Facebook Dating lejon çdo përdorues mbi 18 vjeç që të krijojë një profil për njohje – dhe po, halla në Greqi nuk do t’ju shohë – lidhur me llogarinë kryesore në Facebook.

Hapësira e re e njohjeve është një opsion që do të bashkëngjitet në të njëjtin vend me Events, Groups, Marketplace etj. Facebook Dating funksionon si të gjithë aplikacionet e tjerë të njohjeve, në të cilën ju vendosni të dhënat dhe interesat tuaja. Në vijim, algoritmi do t’ju sugjerojë njerëz bazuar në preferencat tuaja personale, vendodhjen, miqtë e përbashkët etj.

Facebook prezanton opsionin për njohje

“Vetëm emri dhe mosha do të kalojnë automatikisht nga profili juaj në Facebook,” u shpreh shefi i privatësisë së Facebook, Erin Egan. “Të gjitha informacionet e tjera  si identiteti gjinor dhe seksual, interesat, foto etj do të vendosen nga ju.” Përdorimi është i thjeshtë dhe i njëjtë me të gjithë aplikacionet e ngjashme; nëse ju pëlqen dikush, mund t’i shkruani ose bëni like ose në të kundërt mund të klikoni “X”.

Facebook prezanton opsionin për njohje

Facebook Dating ju lejon që të njiheni me “friends of friends” dhe jo me miqtë tuaj në Facebook. Po kështu, nëse keni një fiksim sekret, mund ta shtoni në listën Secret Crush. Pak a shumë si në kohën e gjimnazit kur shkruanit emrin e tij/e saj diku mes shënimeve dhe e fshinit më pas. Nëse fati do që edhe ai/ajo t’ju shtojë në Secret Crush, Facebook do të bëjë ndërmjetësin duke ju njoftuar të dyve. Pjesa tjetër pastaj mund të jetë një histori e këndshme dashurie.

Sigurisht që nuk kanë munguar as pikëpyetjet në lidhje me sigurinë e këtij shërbimi të ri, pasi Facebook prej kohësh është kritikuar në lidhje me mosrespektimin e privatësisë.

Burimi: The Guardian

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Facebook introduces the recognition option

Facebook prezanton opsionin për njohje

Facebook recently announced the newest platform service, currently only active in the US. Facebook Dating allows any user over 18 years of age to create a profile for recognition - and yes, aunt in Greece will not see you - regarding the main Facebook account.

The new recognitions space is an option that will be attached to the same place as Events, Groups, Marketplace etc. Facebook Dating works like all other dating apps in which you put your data and interests. In the following, the algorithm will suggest people based on your personal preferences, location, mutual friends, etc.

Facebook prezanton opsionin për njohje

"Only your name and age will automatically switch from your Facebook profile," said Facebook's chief privacy officer Erin Egan. "All other information such as gender and sexual identity, interests, photos, etc. will be posted by you." Use is simple and the same with all similar applications; if you like someone you can type or like or you can click "X".

Facebook prezanton opsionin për njohje

Facebook Dating lets you get to know "friends of friends" and not your friends on Facebook. Likewise, if you have a secret fix, you can add it to the Secret Crush list. Much like at the gymnasium when you wrote his / her name somewhere between notes and deleted it afterwards. If fate wants him / her to add you to Secret Crush, Facebook will broker it by letting you know. The rest can then be a nice love story.

There were certainly no questions about the security of this new service, as Facebook has long been criticized for not respecting privacy .

Source: The Guardian