Metropolitan

Eurovision: Ronela Hajati publikon videoklipin e ‘Sekret’

Eurovision: Ronela Hajati publikon videoklipin e ‘Sekret’

Ashtu siç kishte premtuar, videoklipi i këngës “Sekret” që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, luan me elementët e përrallës dhe legjendës.

I xhiruar në kalanë e Gjirokastrës, klipi shfaq Vjosën (Ronela), një grua mahnitëse, e cila natën shndërrohet në përbindësh.

Koncepti i klipit, ideuar nga Ledion Liço, Rezart Gurashi dhe vetë Ronela, ndërtohet mbi bazën e një historie dashurie të ndaluar mes Vjosës dhe një djali, personazh që prezantohet nga aktori Florian Agalliu. Zgjedhja e emrit Vjosa nuk duket aq rastësor, pasi me siguri përcjell rëndësinë e mbrojtjes së lumit Vjosa dhe shpalljen e tij si Park Kombëtar.

Veshjet, për të cilat është kujdesur Niko Komani, makeupi dhe flokët, të kuruar përkatësisht nga @sagerimakeup dhe Kaci Lleshi, transformohen totalisht duke përcjellë në njërin rast Ronelën si princeshë e herën tjetër një personazh të frikshëm legjendash.

Eurovision: Ronela Hajati publikon videoklipin e ‘Sekret’

Elementët i kanë rrënjët te folklori shqiptar, por sigurisht vijnë në formën "alla Ronela" që gjithmonë guxon me detajet avant-garde që përcjellin një ndjesi jashtë normalitetit.

Versioni i ri përmban edhe disa pjesë anglisht, por pjesa dërrmuese e këngës mbetet në shqip. Referuar komenteve online, duket se klipi është pritur shumë mirë. 

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Eurovision: Ronela Hajati publishes 'Secret' music video

Eurovision: Ronela Hajati publikon videoklipin e ‘Sekret’

As promised, the video clip of the song "Secret" that will represent Albania in Eurovision, plays with elements of fairy tale and legend.

Shot in the castle of Gjirokastra, the clip shows Vjosa (Ronela), a stunning woman, who turns into a monster at night.

The concept of the clip, conceived by Ledion Liço, Rezart Gurashi and Ronela herself, is built on the basis of a forbidden love story between Vjosa and a boy, a character presented by actor Florian Agalliu.

The outfits, which were taken care of by Niko Komani, makeup and hair, curated respectively by @sagerimakeup and Kaci Lleshi, are totally transformed, conveying in one case Ronela as a princess and the next time a scary character of legends.

Eurovision: Ronela Hajati publikon videoklipin e ‘Sekret’

The new version also contains some English parts, but the vast majority of the song remains in Albanian. Referring to the online comments, it seems that the clip has been very well received.