Pas një muaji pritjeje, Era Istrefi më në fund performoi në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës.
Në ceremoninë e hapjes së Botërorit më 14 qershor performoi Robbie Wiliams, ndërsa në ceremoninë hapëse të finales, u ngjitën në skenë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.
Treshja këndoi “Live it UP” që është kënga zyrtare e eventit para 81 mijë spektatorëve në Luzhniki Arena.
Era zgjodhi një look futuristik, me pantallona dhe xhaketë të metaltë dhe detaje të zeza. Ndërsa Will Smith dhe Nicky Jam plotësuan imazhin veshur përkatësisht me të bardhë dhe të zezë.
Ndeshja mes dy skuadrave finaliste, Francës dhe Kroacisë ka pak momente që ka nisur dhe ju mund ta ndiqni online duke klikuar këtu.