Metropolitan

Enka dhe... Iliri!

Si mund t'ju shërbej? - mu drejtua kamarieri.

Pa këmishë! - iu përgjigja dhe përplasa dy herë qerpikët dhe buzëqesha si maniake.

Na bëj dy kafe me qumësht të ftohtë e mos ja vër re kësaj se është bibë.-tha Enka.

- Ç'ke që ndërhyn ti moj...moj shpirtzezë!

- Unë shpirtzezë?? - bëri një fytyrë si e indinjuar.

- Po shpirtzezë pra je! Dhe Zoti si ç’ke shpirtin, ashtu ti ka dhënë cicat!

Ajo u mek së qeshuri.

Dëgjo - vazhdoi - e mban mend Denisin?

- Uaaaa poooo! Si mashkull kopertinash ka qënë. Nuk e kam parë më që atë natë.

- E praa, po shih mos e ke shtypur aty me gjoks se dhe familja nuk e ka gjetur më.

Oh ti e poshtër, - i thashë - fole ti? Po i dashuri jot moj kur të sheh gjoksin ty, thotë "Ah sikur ta kisha dorën më të vogël!"

Ne qeshëm dhe përplasëm duart me njëra-tjetrën ndërsa kamarieri rrinte ende aty duke na dëgjuar i hutuar. Vetëm kur ia ngulëm sytë të dyja u përmend që duhet të sillte porosinë.

Ishim mësuar tashmë me reagime të tilla nga njerëzit që na dëgjonin. Ishte mënyra jonë e të shprehurit dashurinë njëra-tjetrës

Meqë ra fjala- tha Enka- Toni ngeli duke më kafshuar, më ka lën shenjë në faqe.

- Po ç’të bëjë dhe ai, po të të rrahi ha burg, më mirë të kafshon. Ku e ke shenjën?

- Po ja, po e kam mbuluar me atë fondotinën Korff që më ke blerë ti.

- Herën tjetër do të të blejë një fondotinë antikafshim me arsenik,u pa puna se ky i joti është bërë i papëmbajtshëm që kur keni filluar të bashkëjetoni.

- Eeee o Elira po hë më trego ndonjë mënyrë antieksitim më mirë, si ta mbaj larg.

- E thjesht fare moj, mos e hap më rubinetin e ujit për të mbytur zhurmat kur shkon në tualet, dhe shihe po tu afrua më për nja dy javë.

Thellë, thellë, kisha filluar ta kisha zili Enkën dhe Tonin. Po më dukej aq e ngrohtë ideja e të pasurit një burrë në shtëpi por isha aq e dhënë pas lirisë sime saqë as gjumin nuk e bëja rehat kur kisha një mashkull në krevat.

Dy ditët e fundit nuk kisha patur as guximin të shkoja në punë për të mos u përballur me shikimin e shefit ndërsa Iliri...eh Iliri kishte një aromë të mrekullueshme... por mbetej një kopil i poshtër ekzibicionist dhe predator... i adhurueshëm me pak fjalë. Maskarenjtë qënkan të adhurueshëm! Përveç maskarenjëve që shtiren si jo maskarenj.

Në mbrëmje do ta takoja sërish Ilirin ndaj u ndava më herët me Enkën.

Pa shkuar ende ora 9, ai u shfaq në derë. Ndryshe nga ditët e zakonshme kur vishej me këmishë të bardhë e xhaketa të errëta, këtë herë kishte një xhiboks lëkure dhe vetullat e ngrysura sikur i rëndonin mendimet përmbi.

Sapo më pa, më kapi për beli dhe më tërhoqi drejt trupit të tij aq vrullshëm sa për pak iu përplasa në fytyrë.

- Asgjë nuk do më dhimbte më shumë se të të humb - tha.

Ti nuk ke provuar depilimin me dyll. - iu përgjigja para se të ma mbyllte gojën me një puthje të gjatë që më kaloi shumë shpejt përmes gojës deri te gjunjtë.

REELS

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

7-ta është e preferuara ime.

👠 I keni veshur moj? 👠