Showbiz

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Flet gruaja e Mirit

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Flet gruaja e
Foto: Rabea Shahini/ Top Albania Radio, Miri Shahini, Selin Bollati/ Top Channel

Gjatë një interviste për “Top Albania Radio Live”, gruaja e Mirit, Rabea Shahini, komentoi lojën e tij në “Big Brother” dhe analizës së saj nuk i shpëtoi komenti që babai i Selin bëri ndaj të shoqit. Si për çdo grua tjetër që përballet me ofendime ndaj njeriut që do, ajo nuk u përpoq ta mohonte aspak tronditjen që ndjeu kur për herë të parë dëgjoi se çfarë ai kishte thënë.

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Flet gruaja e

“Nga një anë e kuptoj merakun që ka një baba për vajzën e vet, por ky merak nuk të jep të drejtën të gjykosh një person që ti nuk e njeh, që nuk ka bërë asnjë gjë ilegale.”

Sipas saj, Miri nuk kishte bërë asnjë gjë për t’i merituar ato fjalë, aq më pak kur disa paralajmërime dhe sinjale nga jashtë vajza e tij i kishte marrë me kohë.

“Ti si baba nuk mund t’ia japësh gjithë fajin ose përgjegjësinë… Domethënë nuk mund të thuash që është përgjigjur Miri për atë situatën atje brenda, por shiko edhe pak gocën tënde sepse ajo ka marrë ca këshilla nga jashtë deri tani. Deri tani nuk e ka kuptuar domethënë ose nuk do…”

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Flet gruaja e

Kur flet për sinjalet ajo nuk e ka fjalën vetëm për letrën që Selin mori nga babai, por edhe për paralajmërimet dhe këshillat që kunata dhe i vëllai i bënë kur e takuan. Sipas saj, ai duhet të shikojë vajzën e tij, fundja, ai e ka edukuar dhe jo çdo gjë është përgjegjësi e bashkëshortit të saj.

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Flet gruaja e

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Flet gruaja e

Edhe pse shumë prej nesh e shohim me rezerva marrëdhënien mes Mirit dhe Selin, bashkëshortja e tij qëndron shumë larg mendimeve tona. Sipas saj, marrëdhënia mes tyre është thjesht miqësore, lindi nga një detyrim që patën ata pas prime-it të parë për të fjetur bashkë dhe këtu filloi çdo gjë. Pas asaj sfide tha ajo nisi loja e tyre.

Edhe pse e sheh atë marrëdhënie si të padëmshme, madje edhe Selin si një prej lojtareve më të mira, kur u pyet mbi problemin e mundshëm mes atyre të dyve ajo u shpreh se edhe nëse ka ndonjë dyshim atë ta kërkojnë nga Selin dhe jo nga Miri. Ajo e kupton shumë mirë sjelljen e të shoqit dhe çdo veprim apo mbrojtje (shpeshherë të tepruar) të tij ndaj saj e justifikon me faktin se Miri është një njeri zemërgjerë, aq më tepër ndaj miqve.

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Flet gruaja e

Pavarësisht kësaj, ajo e kupton se marrëdhënia mes Mirit dhe Selin është ndryshe nga çdo marrëdhënie tjetër që ai ka krijuar me banorët e tjerë brenda shtëpisë, më e afërt edhe se me ata që njihte që jashtë. Por, sado e pandikuar shfaqet ndaj marrëdhënies mes tyre, sërish duket se i ka disa rezerva ndaj Selin. Sipas saj, nëse është dikush që po përfiton nga ajo marrëdhënie është vetëm Selin, pasi ajo e sheh Mirin si një person të rritur i cili arrin t’i japë këshilla të zgjuara dhe falë këtyre këshillave dhe mbështjeje ajo ka arritur të ketë atë pozicion brenda shtëpisë.

Por, Miri sipas saj nuk e ka marrë të njëjtën mbështetje prej Selin, sado që ai është munduar ta ndihmojë dhe t’i gjendet pranë. Ajo e shprehu qartë që nuk është xheloze dhe ka arsyet e saj.

Ata kanë më shumë se një dekadë krah njëri-tjetrit aq sa arrin ta njohë me sy mbyllur. Çelësi i një martese është besimi dhe ajo e ka këtë te bashkëshorti. Por, a ka besim te Selin? Kjo nuk ka rëndësi për të, pasi çdo gjë varet nga Miri.

“Pse të jem xheloze unë tani për një gjë që nuk ekziston në opinionin tim. Nuk ekziston një ndjenjë, një dashuri, asnjë gjë. Dashuri ka me mua, ose me gocën.”

Ajo nuk është xheloze dhe ka besim të plotë, por sa i takon jetëgjatësisë së marrëdhënies mes Selin dhe Mirit, nuk e mohon se dëshiron që ata të mos jenë më kaq pranë. Kjo sepse Miri duhet të fokusohet vetëm te loja e tij, larg saj do të ketë mundësinë të tregojë më shumë veten dhe pse jo të shkojë drejt finales.

REELS

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot