Fotografi Endrit Mërtiri përmes disa postimeve në Instagram Stories duket se nuk është aspak dakord me projektin e ri të Bashkisë Tiranë mbi Kopshtin Zoologjik. Endriti nuk ka asgjë konkrete me projektin në fjalë, thjesht është kundër çdo lloj qendre për mbajtjen e kafshëve e si rrjedhojë është kundër Kopshtit të ri Zoologjik.
Në njërën foto shkruhet se “pas 12 vitesh torturë në një cirk në Hawaii, ky elefant i gjorë i quajtur Tyke arriti të arratisej duke dëmtuar stafin. Policët e gjuajtën 86 herë për ta vrarë. Shikimi në sytë e tij i thotë të gjitha.”
Më pasi ai vazhdon duke postuar foto të kafshëve, të cilat duhet të jetojnë në habitatin e tyre.

Kopshtet Zoologjike s’janë aspak edukuese për Endritin
dhe bota duhet të kuptojë që “ideja se jeta e disa specieve vlen më pak se e njerëzve, është e gabuar.”
“Unë nuk i mbështes Kopshtet Zoologjike”, shkruhet në fund.
Të shtunën, kryebashkiaku Erion Veliaj, në një mbledhje me një fëmijët e qytetit dhe në Twitter, konfirmoi se në buxhetin e vitit 2019 është përfshirë dhe Kopshti i ri Zoologjik. Qëllimi është krijimi i një hapësire tjetër fantastike për të luajtur e për të mësuar. Veliaj tha se me një biletë, vizitorët mund të shohin edhe Kopshtin Botanik, edhe atë Zoologjik.