Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një mbledhje me një fëmijët e qytetit dhe në Twitter, konfirmoi se në buxhetin e vitit 2019 është përfshirë dhe Kopshti i ri Zoologjik. Qëllimi është krijimi i një hapësire tjetër fantastike për të luajtur e për të mësuar.
Hej hej, Zoolanders! Jemi gati! ?
— Erion Veliaj ???????? (@erionveliaj) October 13, 2018
Kopshti i ri Zoologjik eshte pjese e #Buxheti2019 per @BashkiaTirane per t’u dhene femijeve te kryeqytetit dhe nje hapesire tjeter fantastike per te luajtur e mesuar! ???#ZooParkTirana #TiranaPerFemijet #Urban95 ????? pic.twitter.com/DadzZIAl5S
“Kopshti Zoologjik është vërtet i madh, më i pastër dhe më i mirë. Për ta bërë më të mirë, na duhej një hapësirë më e madhe. Prandaj, do të bashkojmë zonën e Kopshtit Zoologjik me Kopshtin Botanik. Pra, që bota e kafshëve dhe e bimëve të jenë të përziera me njëra-tjetrën dhe jo të ndara me gardhe dhe bileta,” tha Veliaj sipas Tirana Post.
Bashkimi i “botës së kafshëve dhe bimëve” nuk do të thotë thjesht bashkim fizik i dy hapësirave, por edhe bashkim i tarifës së biletës. Veliaj tha se me një biletë, vizitorët mund të shohin edhe Kopshtin Botanik, edhe atë Zoologjik.
“Pra, me një biletë do të kemi mundësi të shkojmë deri në fund të Kopshtit Zoologjik dhe pastaj të kalojmë kodrën dhe të futemi në një hapësirë tjetër të gjelbër që është Kopshti Botanik. Do të jetë një hapësirë katër herë më e madhe se kjo që kemi sot.”
Peter Rasbach, i Rasbach Architekten, do të kujdeset për rehabilitimin e kopshtit aktual zoologjik dhe atij botanik. Rasbach Architekten është një firmë arkitekturore gjermane e specializuar në dizenjimin e kopshteve zoologjike, parqeve, akuariumeve dhe muzeve në Europë që prej vitit 1992.
Mund të lexoni më gjatë për rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik dhe Botanik në postimin e vetë Bashkisë së Tiranës.