Emisioni i ri që do të zëvendësojë “6 ditë pa Ermalin” në Digitalb, duket se do bashkojë dy figura shumë të dashura të ekranit. “6 ditë pa Elvisin do të quhet këtë herë emisoni që do të drejtohet nga ish-aktori i “Portokalli”, Elvis Pupa.
Bashkë me Elvisin ekranit do t'i kthehet dhe Ervin Bejleri. Këtë lajm e bëri të ditur vetë Elvisi nëpërmjet një fotografie të postuar në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet bashkë me Ervinin dhe aktoren Olta Daku. “Gjeni çfarë do të na bashkojë së shpejti.”-shkruan Pupa, pa dashur të zbulojë më shumë, megjithëse duke konfirmuar rolin e drejtuesit, lë të kuptohet se bëhet fjalë pikërisht për emisionin “6 ditë pa Elvisin”.
Kujtojmë se të dy aktorët janë ish-kolegë dhe njëra nga dyshet më të vjetra dhe të famshme që u krijua në “Portokalli” dhe fitoi zemrën e publikut në rolin e Ninit dhe Vinit.