Metropolitan

Eksperienca e re e Kim Kardashian

Kim Kardashian po pi në formë kapsulash placentën e saj në mënyrë që të mos përjetojë depresionin post-partum pas lindjes së fëmijës së saj të dytë. Placentogafia apo shkenca e të përdorurit të placentës për qëllime të ndryshme është bërë tashmë një praktikë shumë zakonshme e konfirmuar dhe nga Kourtney Kardashian.

Personat që e kanë praktikuar këtë gjë kanë deklaruar që placenta përmban hormone të cilat kalojnë nëpërmjet fetusit dhe nënës dhe gjithashtu ndihmojnë organizmin e nënës në prodhimin e qumështit. Femrat dhe disa meshkujt e konsumojnë placentën në disa mënyra: në formën e një lëngu të shtrydhur, duke e vendosur në çamçakiz ose në formë të thatë nëpër kapsula.

Kim Kardashian e ka shpjeguar këtë zakon të çuditshëm të sajin nëpërmjet një fotografie në Instagram. Ajo e ka përdorur placentën për këtë qëllim dhe pas lindjes së fëmijës së saj të pare dhe ka thënë se tabletat i japin energji dhe e bëjnë të ndihet e shëndetshme.
“Kur them që konsumoj placentën time e kam fjalën që e marr atë në formë tabletash dhe nuk e gatuaj ashtu si bëjnë disa njerëz. Unë nuk doja të kaloja stresin dhe depresionin që kalojnë nënat pas lindjes kështu që ku ka më mirë se të përdorësh hormonet e tua për veten tënde. “

Motrat Kardashian mund të jenë entuziaste për këtë praktikë, por disa mjëkë nuk e sugjerojnë duke thënë se nuk ka asnjë provë që placenta është e shëndetshme. Problemi më i madh lidhet me faktin se ajo është shumë e vështirë për t’u ruajtur.

Burimi: Independent; Përshtati: Ergisa Bejkollari

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb